top of page
Writer's pictureRoni Klein

Shqipëria; Eugent Bushpepa - Mall


Shqipëria ka përdorur Festivalin e Këngës në RTSH, i cili është tashmë një nga festivalet më me moshë në Europë dhe pjesë tashmë një pjesë e traditës shqiptare. Shqipëria filloi të marrë pjesë në Eurovizion në vitin 2004 duke patur një sukses të menjëhershëm. Ishte Anjeza Shahini e cila i dha Shqipërisë vendin e shtatë në finale me këngën "The image of you" (Imazhi yt). Shqipëria ka marrë pjesë 14 herë gjithsej dhe rezultatin më të mirë e ka patur me përfaqësimin e Rona Nishliut në Baku të Azerbajxhanit ku ajo doli në vend të 5-të. Përfaqësimet e Shqipërisë në festivalin Evropian të këngës, Eurovision Song Contest, kanë qenë në përgjithësi shumë dinjitoze ndonëse rezultatet e arritura nuk kanë qenë dhe aq të mira. Në dy pjesmarrjet e kaluara, atë të vitit 2016 me këngën “Fairytale” (Përrallë) kënduar nga Eneda Tarifa, dhe në vitin e kaluar me këngën “World” (Botë) kënduar nga Lindita Halimi,” Shqipëria nuk ka arritur dot në finale. Kësaj rradhe, në edicionin e 56. i festivalit të këngës në RTSH pati një konkurrencë mjaft të fortë mes artistëve pjesmarrës, por në fund juria shpalli fitues këngëtarin Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, të kompozuar nga vetë këngëtari. Ndonëse kjo ishte fitorja e parë për të, në festivalin e këngës në RTSH, Eugent Bushpepa është këngëtar i mjaft i njohur. Kritikët e muzikës vlerësojnë zërin e tij si shumë të bukur dhe të fuqishëm.

Publiku shqiptar e vlerëson këngëtarin 33 vjeçar nga Rrësheni, si një ndër artistët më të mirë në vend të muzikës live, të cilët zgjedhin ta dëgjojnë fundjavave teksa performon në baret e kryeqytetit.

Ai nisi karrierën e tij televizive në ekranin e Top Channel në vitin 2006. Eugenti, dhe grupi i tij, mbështetën të famshmit Deep Purple, gjatë koncertit të tyre në Shqipëri, në vitin 2007. Karriera e tij ndërkombëtare u intensifikua më tej, kur e kërkuan të mbështeste bandën e Duff McKagan në turneun e tyre në Tiranë.

Në qytetin e Korçës, Eugent Bushpepa interpretoi së bashku me Ron “Bumblefooot” Thal, kitaristin e Guns N ‘Roses.

Karriera e tij ndërkombëtare kulmoi në vitin 2014, kur Eugenti u bashkua me Darkology Band si vokalist në turne. Grupi mbështeti grupin e rrokut “Overkill” në turneun e tyre nëpër Europë të quajtur “Kill Fest 2014”. Kënga "Mall", do të jetë edhe përfaqësimi ynë i 15. në edicionin e 63. të festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018, festival i cili, këtë vit, do të zhvillohet në Lisbonë.Në skenën e Lisbonës do të ngjitet sëbashku me backingvocalistët Greta Radovani dhe Erinda Agolli, si dhe nga kitaristi Denis Hima, basisti Besnik Nikolli dhe bateristi Gerti Hima. Eugenti e promovoi këngën Mall, me udhëtime drejt Amsterdamit dhe Madridit.

Stafi i Eurovision Albania i uron fat dhe sukses këngëtarit Eugent Bushpepa

Shqipëria konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 3.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


35 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page