top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Info në orën 18.00 - Prezantimi i këngëve të secilit shtet pjesmarrës në ESC 2018


Duke filluar që nga dita e nesërme në orën 18.00 dhe në vazhdim, do t'i rikthehemi traditës së prezantimit të këngëve pjesmarrëse në Eurovision Song Contest 2018.

Cdo ditë, do të publikohen një prezantim i shkurtër, mbi vendet, artistët dhe këngët pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm të këtij festivali madhështor, i cili ndiqet nga më tepër se 200 milionë teleshikues në mbarë botën.


Kjo rubrikë, nis nesër, me dy nga vendet pjesmarrëse në gjysëmfinalen e parë, e më pas edhe përshkrime për sejcilin vend pjesmarrës, duke arritur deri te prezantimi i fundit, kohë kur fillojnë edhe lajmet e shpeshta mbi zhvillimet në Lisbonë, mbi provat e artistëve etj.

Tashmë artikujt prezantues për vendet përfaqësuese në Eurovision, do të publikohen në orën 18.00, i cili është gjithashtu një ndryshim nga vitet e mëparshme, ku publikimi bëhej në orën 10.00.

Ky është viti i katërt, që Eurovision Albania, po publikon këtë rubrikë, e cila nisi në vitin 2015 në faqen tonë zyrtare në Facebook, e tashmë, këto dy vitet e fundit po vazhdon këtu në eurovision.al

23 views0 comments
bottom of page