• Roni Klein

Shansi i dytë 2018 - Cila këngë duhet të përfaqësojë Shqipërinë?


Konkursi i këngës Shansi i Dytë (OGAE Second Chance Contest 2018) i cili do të zhvillohet nga klubi i fansave suedezë, OGAE Sweden (Melodifestifalklubben), pas fitores së tyre të vitit të kaluar me këngën "A million years" (Një milion vjet) kënduar nga këngëtarja Mariette.

Vitin e kaluar, klubi shqiptar vendosi që përfaqësimin t'ja japë këngëtarit Dilan Reka –  me këngën "Mos harro", por pas votimit të klubeve pjesmarrëse në këtë konkurrencë, Shqipëria u rendit në vendin e 12. me 44 pikë.

Këtë vit, klubi shqiptar ka vendosur që përfaqësimin e tyre, t'a zgjedhë nëpërmjet një sondazhi mes ndjekësve të faqes tonë.

Shqipëria filloi të merrte pjesë në këtë konkurrencë në vitin 2014, ndaj ky vit do të sjellë edhe përfaqësimin e pestë për ne.

Cilës prej këtyre 5 këngëve mendoni se duhet t'i jepet shansi i dytë? 

Votoni, me 5 pikë për këngën që pëlqeni më shumë, e duke vazhduar me 4 pikë për të dytën, deri në 3,2 dhe 1 pikë për atë që pëlqeni më pak. Votimin mund t'a dërgoni me një mesazh në inboksin tonë në Facebook.

Votimi mbyllet më datë 20 Prill.

Sipas rregullores të konkursit OGAE Second Chance Contest, për përzgjedhjen tonë duhej që kënga të ishte një nga këngët pjesmarrëse në natën finale të Festivalit të 56. të Këngës në RTSH, përveç këngës "Mall" , e cila  ka fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin Evropian Eurovision Song Contest.

1.Grupi NA & Festina Mejzini - Tjetër jetë


 2.Inis Neziri - Piedestal


3. Denisa Gjezo - Zemër ku je 


4. Mariza Ikonomi - Unë 


5. Orgesa Zaimi - Ngrije zërin


#OGAE #Albania #FestivaliiKëngës #SecondChanceContest

0 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now