• Roni Klein

Vdes këngëtarja suedeze, Lill-Babs



Vdes Barbro Margareta Svensson, artistja suedeze e njohur thjesht me emrin Lill-Babs (9 Mars 1938 - 3 Prill 2018)

E lindur në Järvsö të Suedisë, ajo nisi karrierën në muzikë në moshën 15 vjeçare, si pjesë e programit radiofonik të mëngjesit Morgonkvisten.

Karriera e saj, ka qenë mjaft e larmishme dhe me sukses edhe jashtë Suedisë, sidomos në Gjermani, ku këngëtarja ka statusin e një prej artisteve më të dashura prej publikut gjerman. Shumica e këngëve, programeve televizive dhe filmave janë prodhuar në RFGJ (emërtim për Republikën federale gjermane, njohur edhe si Gjermania perendimore, para bashkimit më Gjermaninë Lindore).

Në vitin 1961, ajo përfaqësoi Suedinë në festivalin evropian të këngës, Eurovision Song Contest, me këngën “April, April” (Prill, Prill).

#Sweden #EurovisionSongContest

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now