• Roni Klein

Së shpejti, do të zbulohet radha e performancës në gjysëmfinalet e Lisbonës


Sipas faqes greke Oikotimes.com, pretendohet se tashmë entet organizuese të festivalit Evropian të këngës, EBU dhe RTP, kanë përfunduar planin për rradhën e interpretimit të këngëve në të dyja gjysëmfinale. Ky lajm, pretendon gjithashtu, se janë burime të sigurta në EBU, të cilat tregojnë se rradha e interpretimit në gjysëmfinalet e Lisbonës, do të publikohet mëngjesin e ditës së martë, datë 3 prill.

Pas shpalljes së rradhës së prezantimit, do të mësohet se me cilin numër do të prezantohet Eugent Bushpepa, i cili do të këndojë në bllokun e parë të këngëve, në gjysëmfinalen e parë, atë të datës 8 Maj 2018. Radha e interpretimit është me një rëndësi mjaft të veçantë, pasi mund të shtojë ose pakësojë shanset për kalimin në finale.


Allocation draw 2018

#ESC2018 #Lisbon #Albania #Mall #EugentBushpepa #AllAboard

22 views0 comments