• Roni Klein

Eugent Bushpepa tregon për planet mbi promovimin e këngës Mall


I ftuar special në programin "The Voice Kids", këngëtari Eugent Bushpepa, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e ardhshëm Evropian të këngës "Eurovision Song Contest 2018", tha se planet mbi promovimin e këngës Mall, përfshijnë edhe një vizitë në Tel Aviv dhe Madrid. 

Deri tani, planet e konfirmuara zyrtarisht nga këngëtari dhe RTSH, ishin vizitat në edicionin e rradhës së koncerteve promocionale në Londër* dhe në Amsterdam. (Vizita e Londrës u anullua)

Vizita e parë për promovimin e këngës, është vizita katër ditore, nga data 8 deri më 11 prill,  në Izrael për evenimentin "Israel Calling 2018". 

Gjithashtu, Eugenti nuk do të mungojë në Amsterdam, për përvjetorin e 10. të koncertit "Eurovision in Concert", i cili është programuar për të shtunën e 14 prillit. Turneu promovues i këngëtarit, ka plane që të mbyllet me një vizitë 3 ditore në Madrid, në fundjavën e tretë të prillit.


#ESC2018 #EugentBushpepa #Albania #Promo #AllAboard

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now