Çekia mban rekordin e rezultateve të këqija është vendi që ka arritur në në finale vetëm një herë, gjithashtu thuajse në të gjitha pjesmarrjet Çekia është renditur afër fundit të tabelës.
Çekia, e cila filloi të marrë pjesë në Eurovision në vitin 2007, për arsye të mungesës së interesit nga publiku dhe rezultateve shumë të dobta iu shkëputën konkurrencës menjëherë pas pjesmarrjes së vitit 2009, ku ata përfunduan me 0 pikë në gjysëmfinale me këngën "Aven romale" të grupit Gipsy.cz
Rikthimi i tyre në këtë konkurrencë ndodhi në vitin 2015 me këngëtarët Marta Jandová & Václav Noid dhe këngën "Hope Never Dies" por përsëri pa arritur të kalojnë në finale.
Më në fund, në vitin 2016, ata arritën të kalojnë në finale për herë të parë, me këngën "I stand" kënduar nga Gabriela Gunčíková, por duke përfunduar në vendin e parafundit, 25-të, ku në vendin e fundit, atë të 26-të, doli Gjermania.
Edhe vitin e kaluar, Çekia nuk arriti të futej dot në finale me këngëtaren Martina Bárta dhe këngën “My turn” (Rradha ime).
Këtë herë, Radio Televizioni Publik Çek (Česká televize) ka vendosur që të dërgojë në Eurovision këngëtarin Mikolas Josef me këngën “Lie to me” (Më gënje)
22 vjeçari Mikolas Josef, jeton në kryeqytetin e Çekisë, në Pragë. I diplomuar në Akademinë e muzikës dhe arteve dramatike të Londrës, Mikolas ka patur një karrierë të shkurtër në modeling.
Karrierën e tij muzikore,ai e nisi me forcat e tij, së pari si një artist rrugësh në Oslo, Hamburg dhe Vienë, e më pas duke publikuar këngën e titulluar "Free" (I lirë), këngë e cila u rendit në 20 këngët më të mira, në hitlistat muzikore në Çeki. Česká televize, i ofroi atij pjesmarrjen në vitin e kaluar me këngën "My turn", por ai e refuzoi, duke ia lënë në dorë këngëtares Martina Bárta.
Kënga "Lie to me" është e kompozuar nga vetë këngëtari dhe është publikuar më 17 nëntor 2017. Më pas, Mikolas Josef, vendosi që të konkurronte në festivalin Çek, për përzgjedhjen e përfaqësimit në Eurovision, duke arritur të fitonte vendin e parë, me pikë maksimale nga vota publike dhe juria.
Çekia konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 5.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00