top of page
Writer's pictureRoni Klein

Kroacia; Franka - Crazy


Kroacia filloi të marrë pjesë në Eurovision si shtet i pamvarur, thuajse menjëherë pas shpërbërjes së federatës Jugosllave, duke filluar prej vitit 1993. Megjithatë, Kroacia kishte marrë pjesë edhe 10 herë të tjera para shpërbërjes, madje duke fituar Eurovisionin në emrin e Jugosllavisë jo më larg se në vitin 1989 me këngën "Rock me baby" të grupit Riva. 

Kjo ishte edhe arsyeja, për të cilin Eurovision i vitit 1990, u mbajt në Zagreb.

Pas një shkëputje prej dy vjetësh, mungesë të cilën HRT (Radio TV publik Kroat) e justifikoi me arsyen mugesë buxheti, në vitin 2016 ata u rikthyen me këngëtaren Nina Kraljić, e cila fitoi çmimin famëkeq jo-zyrtar "Barbara Dex" për veshjen e saj në skenë.

Ashtu si në dy vitet e kaluara, edhe këtë vit HRT vendosi për përfaqësimin e tyre pa ndonjë festival, artisten dhe këngën përfaqësuese. 

Kënga "Crazy" (E çmendur) e cila është pjesmarrja e 24. për shtetin ballkanik, do të këndohet nga 25 vjeçarja, Franka Batelić, e cila vjen nga qyteti bregdetari i Rijekës. Kjo këngëtare u bë famoze pas fitores së saj në spektaklin kroat "Showtime" në vitin 2007. Më pas, Franka ka patur një karrierë të gjatë në muzikë, me disa çmime dhe disa albume muzikore të publikuara në tregun muzikor kroat. Këngëtarja, e cila është e martuar me futbollistin e njohur kroat Vedran Ćorluka, njihet edhe për aktivizmin e saj për të drejtat e minoriteteve dhe komunitetit  LGBT.

Kënga e saj "Crazy" është kompozuar nga vetë ajo sëbashku me kompozitorin Branimir Mihaljević. Kjo këngë do të interpretohet në gjuhën angleze.

Kroacia konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 12.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page