top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Islanda; Ari Ólafsson - Our Choice


Islanda ka marrë pjesë 30 herë në Eurovision duke filluar prej vitit 1986. Në vitin 1999, ishulli i vullkaneve, u afrua shumë afër fitores këngëtaren Selma Björnsdóttir dhe këngën "All out of luck" (Komplet e pa fat), por nuk pati fatin të marrë më tepër pikë se këngëtares Charlotte Nilsson duke i lënë fitoren Suedisë .

Në vitin 2009 ishte gjithashtu një vend tjetër nordik i cili ia rrëmbeu kupën nga dora islandezes Yohanna dhe këngës së saj "Is it true" (A është e vërtetë), sepse norvegjezi Alexander Rybak arriti të mblidhte një sasi rekord pikësh, gjithsej 387 pikë, duke e lënë islandezen Yohanna në vendin e dytë me 218 pikë.

Përfaqësimet islandeze deri në vitin 1997 ishin të gjitha në gjuhën amtare, por pas një pushimi një vjeçar në 1998, Islanda iu kthye Eurovisionit me një taktikë të re, përdorimin e gjuhës angleze. Në 18 përfaqësimet e fundit të tyre, gjithë këngët janë kënduar në anglisht përveç vitit 2013 ku këngëtari Eyþór Ingi Gunnlaugsson këndoi "Ég á líf" (Unë kam jetë).

Edhe këtë herë kënga islandeze vjen në gjuhën angleze, do të jetë këngëtari, Ari Ólafsson,ai i cili do të përfaqësojë Islandën në Lisbonë me këngën "Our Choice" (Zgjedhja jonë). Kjo këngë, e cila është kompozuar nga Thorunn Erna Clausen, konkurroi në gjuhën islandeze dhe me titullin "Heim" (Shtëpia) në festivalin islandez Söngvakeppnin 2018.

I lindur në kryeqytetin e Islandës,Reykjavik, Ari Ólafsson, ka një karrierë shumë të shkurtër në muzikë, kjo pasi ai është vetëm 19 vjeç. Ai mori pjesë në audicionet e programit televiziv islandez "The Voice" të vitit 2015, por pa arritur ndonjë rezultat të veçantë.

Islanda konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 2. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


8 views0 comments
bottom of page