Bullgaria u rikthye fuqishëm në Eurovision në vitin 2016, pas një shkëputje që prej vitit 2014,
me këngën "If Love Was a Crime" të këngëtares Poli Genova, duke arritur vendin e katërt në finale.
Viti i kaluar, ishte gjithashtu një vit i suksesshëm pjesmarrjeje për bullgarët, pasi ata iu afruan shumë vendit të parë me këngën "Beautiful mess" kënduar nga Kristian Kostov. Megjithatë, 615 pikët e mbledhura në finale ishin të pamjaftueshme për këngëtarin Kristian Kostov, pasi portugezi Salvador Sobral kishte mbledhur gjithsej 758 pikë, duke e lënë këngëtarin bullgar pas, në vendin e dytë.
Bullgaria filloi të merrte pjesë në Eurovision në vitin 2005,por pas dy vitesh të pasukseshme, ata arritën që me përfaqësimin tyre të tretë (në vitin 2007) të renditën në vendin e 5. në natën finale, me këngën "Voda" (Ujë) kënduar nga Elitsa & Stoyan.
Në vitin 2006, ata sollën në skenën e Eurovisionit edhe këngëtarin e njohur Aziz, i cili ishte këngëtar shoqërues (backing vocal) për përfaqësuesen e atëhershme bullgare, këngëtaren Mariana Popova, megjithatë përfaqësimi bullgar i vitit 2006, nuk pati ndonjë sukses të veçantë duke mos arritur të futet në natën finale.
Edhe këtë vit, Radio Televizioni Publik Bullgar, BNT, vendosi në mënyrë të brendshme, që biletën për në Lisbonë t’ja japë grupit Equinox, grup i cili përbëhet nga Zhana Bergendorff, Georgi Simeonov, Johnny Manuel, Trey Campbell dhe Vlado Mihailov.
Nuk mund të thuhet shumë për këtë grup, pasi ai sapo është krijuar. Ka gjasa që ky grup të jetë krijuar vetëm për pjesmarrjen e këtij viti në Eurovision, por këtë gjë do të vërtetohet me kalimin e kohës.
Kënga e Bullgarisë, për këtë vit, quhet “Bones” (Kocka) dhe është një bashkprodhim bullgaro-suedez me kompozitorë Borislav Milanov,Joacim Bo Persson, Trey Cambell dhe Dag Lundberg. Dy nga autorët e lartpërmendur, kanë kompozuar edhe dy përfaqësimet e Bullgarisë në dy vitet e kaluara.
Mesa duket, Radio Televizioni Publik Bullgar, BNT, beson se ky bashkpunim mund t’i sjellë fitoren Bullgarisë në edicionin e 63-të të Eurovisionit.
Bullgaria konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 10.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00