Bjellorusia filloi përfaqësimin në Eurovision në vitin 2004 dhe ashtu si Shqipëria ky vend po sjell përfaqësimin e 15.
Rezultati më të mirë deri tani e ka atë të vitit 2007 duke u renditur si të 6. në finale me këngëtarin Dimitry Koldun.
Bjellorusia normalisht i jep dhe i merr pikët maksimale për dhe nga vendet e ish-bllokut Sovjetik si për shembull Rusia dhe Ukraina.
Alexander Rybak i cili fitoi Eurovisionin në vitin 2009 për Norvegjinë dhe gjithashtu do të përfaqësojë Norvegjinë këtë vit, është me prejardhje nga Bjellorusia.
Kësaj here, Radio Televizioni Publik Bjellorus BTRC vendosi që këngën dhe përfaqësuesin ta zgjedhin nëpërmjet një festivali i cili solli 11 këngë në konkurrim, ku këngëtari nga Ukraina, 24 vjeçari Alekseev (emri i plotë Nikita Vladimirovich Alekseev), fitoi biletën bjelloruse për në Lisbonë ,me këngën "Forever" (Përgjithmonë) të kompozuar nga Kyrylo Pavlov & Evhen Matyushenko.
Përpara këtij festivali, sapo këngët ishin prezantuar për publikun, u morr vesh se një version i këngës "Forever" ishte kënduar në gjuhën ruse në disa koncerte, përpara datës 1 Shtator 2017, gjë që bie ndesh me rregulloren e përshkruar nga Eurovisioni dhe vetë rregulloren e festivalit bjellorus, mbi publikimin e parakohshëm të këngëve. Pjesmarrja e Alekseev me këtë këngë u kontestua nga artistët e tjerë pjesmarrës, duke kërkuar diskualifikimin e kësaj kënge nga festivali bjellorus për thyerje të rregullores. Çuditërisht, Radio Televizioni publik Bjellorus BTRC, nuk hoqi nga konkurrenca këtë këngëtar, ndonëse ata investiguan dhe bllokuan këngë të tjera pjesmarrëse për thyerje të të njëjtës rregullore.
Alekseev, është i lindur në Kiev të Ukrainës, karriera e tij nisi në vitin 2014 pas pjesmarrjes në spektaklin ukrainas "The Voice".
Menjëherë më pas, ai publikoi këngën "Pyanoye solntse", këngë e cila arritit vendin e parë në hitlistat e shumë vendeve ish-sovjetike. Suksesi i tij me këtë këngë, bëri që ai të merrte famë dhe të fillonte karrierën e mirfilltë në muzikë.
Bjellorusia konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 8. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00