Belgjika merr pjesë për të 60. herë, dhe është një nga vendet me pjesmarrje më të shumta në Eurovision, tejkalohet në vetëm nga Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar. Belgjika ka fituar Eurovisionin vetëm një herë, në vitin 1986 me këngën ”J’aime la vie” (E dua jetën) të kënduar nga Sandra Kim. Është interesant fakti se Sandra Kim ishte vetëm 13 vjec kur mori pjesë në Eurovision, duke gënjyer për moshën e saj dhe thënë se ishte 15* (*mosha minimale për përfaqësuesit në vitin 1986 ishte 15 vjec.Mosha minimale në ditët e sotme është 16 vjecç) dhe duke e bërë atë si fituesja më e vogël në moshë në Eurovision, nëse mosha minimale nuk ndryshon.
Ndonëse kanë fituar vetëm njëherë, Belgjika ka patur rezultate të kënaqshme në Eurovision. Këtë vit, përfaqësuesi dhe kënga belge u përzgjodh nga VRT (Radio Televizioni Publik Flaman në gjuhë holandeze ), të cilët vendosën që biletën për në Lisbonë t'ja japin këngëtares 27 vjeçare Laura Groeseneken, e cila njihet më mirë thjesht me emrin Sennek.
E lindur në qytetin Leuven të Belgjikës, këngëtarja belge, nuk ka ndonjë eksperiencë të madhe si këngëtare, por më tepër si trainere zëri dhe kompozitore për disa grupe dhe artistë të ndryshëm belg.
Belgjika ka patur një sukses të veçantë këto vite, duke u renditur 3 herë në 10 këngët më të mira në tre pjesmarrjet e fundit.
Vitin e kaluar ata arritën të renditen në vendin e katërt me këngën "City lights" kënduar nga këngëtarja Blanche.
Kënga që Sennek do të këndojë për Belgjikën në Lisbonë, mban titullin ”Matter of time” (Çështje kohe) dhe është një kompozim i vetë saj në bashkpunim me Alex Callier & Maxime Tribeche.
Belgjika merr pjesë në gjysëmfinalen e parë me numrin 4.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00