top of page
Writer's pictureRoni Klein

Azerbajxhani; Aisel - X my heart


Azerbajxhani mori pjesë për herë të parë në vitin 2008.

Duke patur 6 përfaqësime të njëpasnjëshme të vlerësuara si 10 këngët më të mira në Eurovision, arritjen gjithmonë në finale, ku një prej tyre ishte edhe këngë fituese, mund të themi me plot gojën se Azerbajxhani është një nga dy vendet më të suksseshëm në Eurovision, tjetri vend është Suedia.

Ndoshta kjo nuk është ndonjë koinçidencë e rastit, sepse këngët azere përveç përfaqësimit të parë në vit 2008 i cili është prodhuar nga autorë vendas dhe përfaqësimit në vitin 2013 i cili ishte prodhim greko-anglez, gjithë të tjerat kanë qenë prodhime suedeze.

Edhe këtë vit, Azerbajxhani, vjen me një prodhim greko-suedez me titullin "X my heart" (Kryqëzo zemrën time) këngë e cila do të këndohet në anglisht, nga këngëtarja Aisel Mammadova, e cila njihet thjesht me emrin Aysel.

Kompozitorët e këngës janë greku Dimitris Kontopoulos & suedezja Sandra Bjurman e cila ka kompozuar disa nga këngët përfaqësuese të Azerbajxhanit, madje edhe atë të në vitit 2011, këngë e cila fitoi Eurovisionin e atij viti.

28 vjeçarja Aisel, është lindur në korrik të vitit 1989, në Baku të Azerbajxhanit që në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Azerbajxhani ka arritur të futet në finale në të gjitha pjesmarrjet e tyre. Vitin e kaluar, ata konkurruan me këngën "Skeletons" kënduar nga Dihaj, këngë e cila u rendit në vendin e 14 në natën finale në Kiev.

Azerbajxhani merr pjesë në gjysëmfinalen e parë me numrin 1.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


10 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page