• Roni Klein

Austria; Cesár Sampson - Nobody but you


Austria, vend i cili tre vjet më parë,ishte edhe vendi mikpritës i edicionit të 60-të, të Eurovisionit, ka marrë pjesë për herë të parë në vitin 1957 dhe ka marrë pjesë gjithsej 50 herë.

Rezultatet e tyre kanë qenë shumë të dobta,duke u renditur 7 herë në fund të tabelës, madje tre herë me zero pikë. Ata fituan Eurovisionin për herë të parë në vitin 1966 me këngëtarin Udo Jürgens dhe mëpas, pritja u bë shumë e gjatë.

Por austriakët nuk e humbën toruan dhe gati pesë dekada më vonë, ata vendosën që të dërgojnë një personazh tepër të veçantë për ta kthyer Eurovisionin në kryeqytetin e muzikës klasike.

E pra, do të duhej Conchita Wurst, personazh i krijuar nga artisti austriak Tom Neuwirth, personazh që surprizoi të gjithë Evropën jo vetëm për mjekrën, por edhe për talentin.

Vitin e kaluar, Austria provoi fatin me këngën me titull "Running on air" (Duke vrapuar në ajër) kënduar nga këngëtari Nathan Trent.

Nathan në bashkpunim ORF, hodhën një anketë në faqen facebook zyrtare të këtij televizioni, me pyetjen: Cilën këngë ish-pjesmarrëse në Eurovision, doni që Nathan ti bëjë një cover?Mes shumë këngëve të kësaj ankete, u zgjodh dhe kënga "I'm alive" e Elhaidës, këngë së cilës tashmë i është bërë edhe një cover nga ky këngëtar,

Këtë herë, (Radio televizioni publik austriak) ORF, përzgjodhi artistin Cesár Sampson me këngën "Nobody but you" (Askush përvec teje) si përfaqësuesin e tyre për në edicionin e 63-të të festivalit Evropian.

Zakonisht, austriakët kanë zhvilluar një festival për përzgjedhjen e përfaqësimit, por këto dy vitet e fundit, ata kanë zgjedhur që të mos e bëjnë këtë gjë por t'ja japin biletën këngëtarit Cesár Sampson, i cili ka qenë backvocalist dy herë për Bullgarinë,në Eurovision, në vitet 2016 dhe 2017.

I lindur në Linz të Austrisë, 34 vjeçari Sampson, ka një karrierë jo vetëm në muzikë por edhe në modeling. Kënga që do të këndojë ai në Lisbonë, është një bashkprodhim bullgaro-suedez i kompozitorëve Boris Milanov, Sebastian Arman, Joacim Persson dhe Johan Alkenäs.

Austria konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 13.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


#Austria #AllAboard #ESC2018 #Promo

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now