top of page
Writer's pictureRoni Klein

Armenia; Sevak Khanagyan - Qami


Armenia filloi të marrë pjesë në Eurovision në vitin 2006 dhe konsiderohet si një nga vendet e suksesshme, kur bëhet fjalë për të arritur nga gjysëmfinalja në finale.

Armenia nuk arriti të futet dot në finale vetëm një herë në vitin 2011 me këngën “Boom boom” të kënduar nga artistja Emma Bejanyan.

Kjo është pjesmarrja e 12. e Armenisë, në vitin 2012 ata u tërhoqën nga pjesmarrja për arsye sigurie, meqë Eurovisioni organizohej në Azerbaijxhan.

Këtë herë, Radio Televizioni Publik Armen (AMPTV), vendosi që biletën për në Lisbonë t’ja japë këngëtarit Sevak Khanagyan dhe këngës së tij “Qami”(Erë), pas fitores së tij, me këtë këngë, në programit “Depi Evratesil 2018"

30 vjeçari Sevak Khanagyan, i cili ka lindur në Metsavan të Armenisë, e nisi karrierën e tij me një pjesmarrjen në spektaklin rus "Glavnaya Stsena 2015" - versioni rus i formatit X-Factor.

Më pas, ai mori pjesë edhe në edicionin e katërt të programit rus "The Voice", por pa arritur ndonjë rezultat të veçantë. Menjëherë më pas, ai vazhdoi konkurrimin e tij në një tjetër spektakël talentesh, këtë herë në Ukrainë, në edicionin e shtatë të "X-factor" ku ai arriti të fitonte vendin e parë. Pas fitores, Sevak u kthye në Armeni dhe e vazhdoi karrierën e tij duke u bërë trainer në edicionin e tretë të spektaklit armen "The Voice".

Armenia merr në gjysëmfinalen e parën me numrin 16.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page