Mbretëria e Bashkuar, ose Anglia siç, rëndom, i themi ne shqiptarët, ka marrë pjesë 60 herë në Eurovision, duke filluar prej vitit 1957. Për arsye se Radio Televizioni Publik Britanik BBC, kishte dërguar përfaqësimin me vonesë,ata nuk arritën të merrnin pjesë që herën e parë. Ata munguan edhe në vitin 1958, por pastaj duke vazhduar në këtë konkurrencë pa ndërprerje që prej vitit 1959. Ata kanë fituar 5 herë në Eurovizion, në vitet 1967,1969,1976,1981 dhe së fundmi në vitin 1997 fitore e cila erdhi me grupin Katrina and the waves dhe këngën"Love shine a light" (Dashuria shkëlqen një dritë). Në këto 13 vitet e fundit, ata nuk kanë patur rezultate të mira duke u renditur në fund të tabelës 3 herë, ndonëse kanë dërguar këngëtarë të njohur, si për shëmbull Bonnie Tyler në vitin 2013 ose grupin Blue në vitin 2011. Në vitet e fundit ata kanë pasur rezultate të dobta duke u rradhitur të fundit në vitet 2008 dhe 2010, madje në vitin 2003 ata zunë vendin e fundit me 0 pikë. Edhe këtë vit, BBC, vendosi që përfaqësimin e tyre ta zgjedhë me festivalin e tyre, Eurovision; You decide. Tashmë ky format, është përdorur edhe për përzgjedhjet e vitit 2016 dhe 2017, pas shumë vitesh me përzgjedhje në mënyrë të brendshme nga vetë BBC. Vitin e kaluar, ishte këngëtarja simpatike nga Uellsi, Lucie Jones, ajo e cila fitoi të drejtën e përfaqësimit, me këngën “Never give up on you” (Anjëherë nuk do të heq dorë nga ty), por përsëri, renditja përfundimtare nuk ishte aq e suksesshme, duke përfunduar në vendin e 15. Në edicionin e këtij voti, të "Eurovision 2018; You decide", morën pjesë 6 këngë dhe në fund, publiku britanik vendosi që përfaqësimin e tyre për në Lisbonë t’ja lejnë në dorë këngëtares 29 vjeçare, SuRie (Susanna Marie Cork) , me këngën "Storm" (Stuhi), këngë e cila është kompozuar nga, Nicole Blair, Gil Lewis dhe Sean Hargreaves. E lindur në Harlow të Anglisë, SuRie, e ka njohur skenën e Eurovisionit edhe më parë. Në vitin 2015, ajo ishte një nga backvokalistet dhe kërcimtaret në skenë për këngën përfaqsuese belge, “Rhythm inside” të këngëtarit Loïc Nottet. Ndërsa vitin e kaluar, SuRie ishte drejtore muzike për përfaqësimin belg, për këngën “City lights” kënduar nga Blanche. SuRie ka në treg dy albume muzikore, të dyja të lëshuara në vitin 2016. Përveç këngës, ajo merret me kompozime dhe dhënie mësimi në një nga akademitë e artit të teatrit të Londrës “Mountview Academy of Theatre Arts in London” Mbretëria e Bashkuar (Anglia) konkurron direkt në finale.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 12 Maj 2018 - ORA 21.00