top of page
Writer's pictureRoni Klein

Ndahet nga jeta, në moshën 94 vjeçare, fituesja e parë në Eurovision, Lys Assia



Është ndarë nga jeta në moshën 94 vjeçare, Lys Assia, Zonja e Parë e Eurovision Song Contest.

Lys Assia, fituese e Festivalit Evropian të vitit 1956, gjatë karrierës së saj të suksesshme ka performuar për mbretëreshën Elizabeta II, mbretin Faruk të Egjiptit dhe për Eva Peron. Gjithashtu ka qenë e përfshirë në shume evente bamirësie në të gjithë botën. Ka mbetur shprehja e saj: "Këndimi më kthen kënaqësinë e të jetuarit." Lys Assia do të mbetet gjatë në zemrën dhe mendjen e publikut me artin e saj.

E lindur më 2 Mars 1924, në Rupperswil (kantoni Aargau,Zvicër) , Lys Assia e nisi karrierën e saj me pjesmarrjen në edicionin e parë të festivalit Evropian të Këngës (Eurovision Song Cintest 1956). Lyss Assia gjithashtu arriti të fitonte çmimin e parë atë vit, por sipas rregullores së atëhershme, ajo interpretoi dy këngë, "Das Alte karousel" (Rrotullamja e vjetër) këngë të cilën ajo e këndoi në gjuhën gjermane, dhe këngën "Refrain" (Refreni) që ajo e këndoi në gjuhën frënge dhe që gjithashtu ishte kënga që u shpall fituese atë vit.

Lys Assia iu rikthye konkurrencës në Eurovision, edhe në vitet 1957 dhe 1958, ku ajo u rendit në vendin e 8 dhe të 10 përkatësisht.

Tentativa e saj e fundit, për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovision, ishte ajo e vitit 2013, pas konkurrimit në festivalin zviceran "Die grosse Entscheidungs Show" me këngën "All In Your Head".

Ndonëse ajo nuk arriti të fitonte, dhe të përfaqësonte Zvicrën për një herë të katërt në Eurovision, Lys Assia, nuk i mungoi festivalit Evropian të këngës, duke qenë e pranishme në thuajse çdo vit të organizimit të tij. Me vdekjen kësaj artiste, Eurovisioni nuk humbi vetëm të ashtëquajturën "Zonja e parë", por edhe tifozen më të zjarrtë të tij.


10 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page