• Roni Klein

Ukraina; Mélovin - Under the ladder


Ukraina ka marrë pjesë në Eurovizion 14 herë, duke filluar prej vitit 2003 dhe ka arritur gjithmonë të shkojë në finale. Pas një shkëputjeje të shkurtër në 2015, për arsye të problemeve që u shaktuan gjatë krizës me Rusinë gjatë aneksimit që Rusia i bëri krahinës autonome të Krimesë. Ukraina u rikthye fuqishëm lEurovisionit , në vitin 2916, duke e fituar me një këngë që flet për deportimin e e popullit Tartar të Krimeas në vitet 40, nga duart e Stalinit. Këngëtarja fituese, Jamala, frymëzuar nga historia e internimit të stërgjyshes së saj në stepat e Azisë qëndrore, ku gjatë rrugës, një nga fëmijët i vdes, arriti të përcjellë emocione të forta në Evropë, me një përzierje të gjuhëve anglisht dhe tartarisht të Krimesë. Viti 2016, shënoi edhe fitoren e dytë për Ukrainën në Eurovision. Në vitin 2004, i cili ishte edhe viti kur Shqipëria filloi pjesmarrjen, Ukraina arriti fitoren e tyre të parë me këngëtaren Ruslana dhe këngën "Wild dances" (Valle të egra). Pas fitores së tyre të parë, Eurovisioni u mbajt në Maj të vitit 2005, në Ukrainë, në një Kiev plot shpresë dhe hare, pas një dimrit me protestat të cilat morën emrin ”Orange Revolution” (Revolucioni portokalli). Ndërsa viti 2005 ishte plot me shpresë, Eurovisioni i vitit të kaluar në Ukrainë, u bë në një vend të trazuar, me një pamje komplet ndryshe nga ajo e vitit 2005. Aneksimi i Krimesë nga rusët, vazhdon të mbetet një krizë politike dhe konflikt me këta të fundit, konflikt i cili përfshiu çdo aspekt të jetës në atje, madje edhe vetë festivalin Evropian të këngës. Organizimi i vitit të kaluar, ishte mjaft i dobët dhe problematik për delegacionet e akredituara në Kiev. Këngëtares ruse iu mohua hyrja në Ukrainë, por ky është një kapitull më vete. Këtë vit, Radio Televizioni Publik Ukrainas ,NTU, organizoi festivalin përzgjedhës, Vidbir 2018, për të gjetur përfaqësimin e tyre për në Lisbonë. Në natën finale të mbajtur në të njëjtën arenë ku u zhvillua festivali Evropian i këngës i vitit 2005, arritën të kualifikoheshin 6 këngë. Pas votimit të publikut dhe atij të jurisë, me mbi 32 % të votave, çmimi i parë i festivalit i takoi këngëtarit, 21 vjeçarit, Mélovin, me këngën ”Under the ladder” (Nën shkallë). Mélovin, është emri i artit i të këngëtarit Kostyantyn Mykolayovych Bocharov. Ai është nga qyteti bregdetar Odesa, të Ukrainës. Ndonëse ka një karrierë të shkurtër në muzikë, ajo është mjaft të suksesshme. Ai fitoi edicionin e gjashtë të spektaklit ukrainas “X-factor” të vitit 2015. Në nëntorin e vitit të kaluar, ai publikoi albumin e tij të parë muzikor, më titullin “Face to face”. Tashmë edhe me çmimin e parë në Vidbir 2018, ai do përfaqësojë Ukrainën në Lisbonë, me një këngë të kompozuar nga Mike Ryals, Kostyantyn Bocharov, Anton Karskyi dhe Yevhen Filatov. Ky i fundit, ishte edhe një nga antarët e jurisë të festivalit ukrainas këtë vit, në të cilën bënë pjesë edhe dy ish-përfaqësueset ukrainase në Eurovision, Jamala dhe Verka Serduchka. Ukraina konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 18.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


#Ukraine #AllAboard #ESC2018 #Promo

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now