top of page
Writer's pictureRoni Klein

Suedia; Benjamin Ingrosso - Dance you off


Suedia mori pjesë për herë të parë në Eurovizion në vitin 1958. Të thuash fjalën ABBA (e cila nuk është gjë tjetër përveç inicialeve të shkurtimit të emrave pjesmarrës të grupit) të vjen ndërmend Suedia. Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, ndodhet tashmë një muzeum që mban emrin ABBA dhe në të cilin mund të shikosh nga afër materiale nga historia e grupit, i cili pas grupit The Beatles është grupi i cili ka shitur më shumë disqe muzikore. Ishin ata të cilët arritën ti sigurojnë Suedisë fitoren e parë në Eurovizionin e vitit 1974 me këngën "Waterloo". Pas kësaj, fitoret e Suedisë kanë qenë të shumta, në vitin 1984 me grupin Herreys, në vitin 1991 me këngëtaren Carola, në vitin 1999 me këngëtaren Charlotte Nilson, vitin 2012 me këngëtaren Loreen dhe këngën e saj "Euphoria" dhe së fundi në vitin 2015 me këngëtarin Måns Zelmerlöw dhe këngën "Heroes". Po! Suedisë nuk i ka munguar suksesi në Eurovizion dhe në përgjithësi në muzikë. Përfaqësimet e Suedisë në Eurovision janë vlerësuar thuajse gjithmonë me renditje të larta në finalet e festivalit Evropian të këngës, ndërsa shumë kompozitorë suedezë kanë kompozuar gjithashtu mjaft këngë të sukseshme edhe për përfaqësimet e vendeve të tjera. Kënga bullgare e vitit të kaluar, e cila arriti të renditej në vendin e dytë në finale, mban autorësi suedeze. Vitin e kaluar, Suedia u përfaqësua nga këngëtari Robin Bengtson dhe kënga e tij “I can’t go on” (S’mundem të vazhdoj), këngë e cila u rendit në vendin e pestë në finale. Vendlindja e së mobiljeve IKEA,do të marrin pjesë me përzgjedhjen që ata bënë nëpërmjet festivalit "Melodifestivalen 2018" i cili u zhvillua si gjithmonë në muajt Shkurt dhe Mars. Melodifestivalen, erdhi me 5 spektaklet nga të cilat u përzgjodhën 12 këngët për natën e gjashtë, natën finalen të datës 10 Mars 2018. Pas votimit të jurisë ndërkombëtare, ku për herë të parë votoi edhe kryetari i delegacionit Shqiptar në Eurovision, z.Kleart Duraj, çmimi i parë i festivalit, i shkoi këngëtarit Benjamin Ingrosso , me këngën ”Dance you off” (Vallzoj deri sa të lodhesh). 20 vjeçari me origjinë italo-suedez, Benjamin Daniele Wahlgren Ingrosso, ka një karrierë e cila përfahin teatrin muzikor dhe ekranin. Në vitin 2016, ai ishte pjesë e programit televiziv me formatin reality show, të quajtur “Wahlgren’s värld” (Bota e familjes Wahlsgren), transmetuan në televizionin privat, Kanal 5, në Suedi. Ai mori pjesë edhe në edicionin e vitit të kaluar të “Melodifestivalen 2017”, duke arritur të renditej në vendin e pestë në finale. Kënga “Dance you off” është shkrur nga MAG, Louis Schoorl, K Nita dhe Benjamin Ingrosso. Suedia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 15.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


9 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page