top of page
Writer's pictureRoni Klein

Malta; Christabelle - Taboo


Malta ka marrë pjesë për herë të parë në Eurovision në vitin 1971 dhe kanë qënë shumë afër fitores dy herë. Në vitin 2002, Ira Losco perfundoi në vëndin e dytë me këngën “7th wonder” dhe vetëm 3 vite më vonë Chiara me këngën “Angel” u pozicionua gjithashtu në vëndin e dytë. Në vitin 2006, pikët e Shqipërisë "shpëtuar Maltën" nga 0, sepse votimi shqiptar i dha këngëtarit përfaqësues maltez, Fabrizio Faniello, 1 pikë. Vitin e kaluar, Malta u përfaqsua nga një këngëtare shumë simpatike, Claudia Faniello, e cila është motra e këngëtarit maltez Fabrizio Faniello (këngëtar që ka përfaqësuar Maltën dy herë në Eurovision, në vitet 2001 & 2006). Për fat të keq, kënga e saj “Breathlessly” (Pa frymë), nuk arriti të kalojë në natën finale, megjithatë, publiku maltez e konsideron bukuroshen Claudia, si një diva e vërtetë e muzikës malteze. Në këtë pjesmarrje të 30 të Maltës në Eurovision, përfaqësimi për në Lisbonë i është besuar këngëtares Christabelle Borg dhe këngës së saj “Taboo” (Tabu). Christabelle është përpjekur disa herë që të përzgjidhej për të përfaqsuar vëndin e saj,por do të ishte kënga “Taboo” ajo që do t'i jepte biletën për në Eurovision. E lindur më 28 prill 1992, në Mgarr të Maltës, Christabelle nisi karrierën e saj në televizion, në nhë moshë fare të re, me prezantimin e e programit televiziv “Teen trouble” dhe më pas me “Teen traffic”. Në të njëjtën kohë, Christabelle filloi edhe karrierën e saj në muzikë, me konkurrimin e saj për të fituar të drejtën e përfaqësimit të Maltës, në festivalin evropian të këngës për fëmijë Junior ESC 2005. Pas një shkëputje nga moderimi, për arsye studimesh jashtë shtetit, Christabelle u kthye në Maltë, duke iu rikthyer edhe konkurrimit për të përfaqësuar Maltën, por tashmë në festivalin për të rritur, pra Eurovision Song Contest. Tre herë rresht, në vitet 2014,2015 dhe 2016, Christabelle konkurroi në festivalin maltez, por pa arritur fitoren. Vitin e kaluar, ajo nuk mori pjesë, por rikthimi i saj në konkurrencën malteze këtë vit, ishte mjaft i suksesshëm. Më në fund, Christabelle ka arritur të realizojë dëshirën e saj për të përfaqsuar Maltën në Eurovision me një këngë të kompozuar nga ano, sëbashku me Johnny Sanchez, Muxu dhe suedezin Thomas G:son. Në natën finale të festivalit përzgjedhës të Maltës, morën pjesë 16 këngë, por do ishte pikërisht kënga “Taboo”, ajo e cila mori sasinë më të lartë të pikëve prej votimit publik dhe atij të jurisë ndërkombëtare, juri në të cilën u përfshi edhe kryetari i delegacionit shqiptar në Eurovision, Z.Kleart Duraj. Malta konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 12.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


8 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page