Letonia e nisi rrugën e Eurovizionint në vitit 2000, me një sukses të vërtetë sepse grupi Brainstorm me këngën "My star" (Ylli im) arriti të renditej vendin e tretë. Nuk iu desh shumë kohë, vetëm dy vjet më vonë, Letonia arriti të fitojë çmimin e parë në Eurovizionin e vitit 2002 me këngën "I wanna" (Unë dua) kënduar nga Marie N.
Rezultatet u përkeqësuan në vitin 2009, kur vendi pati një periudhë gjashtë vjeçare të dështimit për t'u kualifikuar për në finale, deri në vitin 2015 kur këngëtarja Aminata e riktheu Letoninë në finalen e Eurovisionit me këngën ”Love Injected” e cila zuri vendin e 6-të. Vitin e kaluar, Letonia u përfaqsua në Eurovision nga grupi Triana Park dhe kënga “Line” (Linjë), por pa arritur finalen e Kievit, duke i sjellë Letonisë një thetër rezultat të keq, vendin e 18. në gjysëmfinale më gjithsej 21 pikë. Këtë vit Radio Televizioni Publik i Letonisë (LTV) përzgjodhi këngën dhe përfaqësuesin e tyre për në Kiev, nëpërmjet festivalit të tyre përzgjedhës ”Supernova 2018” Nga 30 këngë që konkurruan në netët gjysëmfinale të ”Supernova 2018” për në natën finale u zgjodhën vetëm 8 prej tyre. Cmimi i parë, me 12 % e votave publike, cmimin e oarë të votës së jurisë dhe çmimin e parë të votës në internet, i shkuan këngës “Funny Girl” (Vajzë gazmore), kënduar nga 23 vjeçarja me origjinë braziliane Laura Rizzotto. E lindur në Rio De Janeiro, Laura është gjithashtu autorja e këngës së saj. Përveç këngës, Laura di të luajë në piano, ukulele dhe kitarë. Letonia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 14.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00