• Roni Klein

Hungaria; AWS - Viszlát nyár


Vitin e kaluar, Hungaria mori pjesë në Eurovision me këngëtarin më origjinë rome, Joci Papai, dhe këngën "Origo" (Origjinë), i cili jo vetëm që arriti në finale, por pati edhe një rezultat të kënaqshëm në të duke përfunduar i 8. në renditjen e saj. Hungaria ka debutuar në vitin 1994 ato kanë vetëm 15 pjesmarrje dhe rezultati më i mirë i arritur është vendi 4-rt në 1994 me këngëtaren Friderika Bayer. Në vitin 1996, Hungaria zgjodhi këngëtarin me origjinë shqiptaro-hungareze, Gjon Delhusa, për përfaqësimin e tyre, por për fat të keq kënga e tij nuk kaloi dot fazën eleminatore të këngëve përpara festivalit Evropian. Menjëherë më pas, në vitin 1997, organizatori i Eurovisionit, EBU (Enti i bashkimit të televizioneve Evropiane), ndryshoi rregulloren për fazat eleminatore. Në statistikat e marrjes së pikëve, Hungaria i merr pikët e saj më së shumti nga Finlanda, Rumania, Islanda dhe Estonia. Në vitin 2011, përfaqësimi Hungarez "What About My Dreams?" e këngëtares Kati Wolf, mori çmimin e parë në votën OGAE (Organizata Gjenerale e Amatorëve të Eurovizionit), por votimi i vërtetë, ai në Eurovision e vlerësoi në vendin e 22-të në finale. Megjithatë kënga e saj mbetet një nga të preferuarat e fansave të Eurovisionit.

Edhe këtë vit, Hungaria përdori një procedurë të gjatë për të zgjedhur këngën e tyre përfaqësuese në Eurovizion, duke sjellë shumë këngë dhe këngëtarë. Në natën finale ishin përzgjedhur vetëm 8.

Festivali i cili zhvillohet nga Televizioni Publik Hungarez (Magyar Televízió - MTV) quhet "A Dal"(Kënga) u zhvillua në 24 Shkurt në Budapest. Në fund, juria e festivalit, zgjodhi grupin AWS, i cili aktualisht përbëhet nga Bence Brucker,Dániel Kökényes, Örs Siklósi, Áron Veress dhe Soma Schiszler. Kënga, me të cilët hungarezët dhe grupi AWS do përfaqësohet në Lisbonë mban titullin "Viszlát nyár" ( Mirupafshim verë) Kënga është kompozuar nga vetë antarët e grupit AWS, dhe në Lisbonë, kjo këngë do interpretohet në hungarisht. Hungaria konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 13. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


#Hungary #AllAboard #ESC2018 #Promo

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now