San Marino, vendi i vogël që ndodhet në verilindje të vargmaleve apenine të Italisë, e cila është dhe republike me më shumë mjete motorrike sesa banorë, mori pjesë për herë të parë në Eurovizionin e vitit 2008 me grupin Miodio dhe më pas u shkëput duke u kthyer sërish dhe pa ndërprerje prej vitit 2011.
Në këto 8 pjesmarrje, San Marino ka arritur të futet në finale vetëm një herë dhe kjo ndodhi në vitin 2014, në Eurovisionin e zhvilluar në Kopenhagë të Danimarkës.
Në vitin 2016, ata morën pjesë me këngëtarin turk, Serhat, i cili vizitoi edhe Tiranën gjatë turneut të tij promovues, duke krijuar një lidhje mjaft miqsore me ish-përfaqësuesen tonë në vitin 2016, këngëtaren Eneda Tarifa.
San Marino është një nga vendet e cila voton me zemërgjerësi për përfaqësimet tona, por, për fat të keq, ky vend do të marrë pjesë në gjysëmfinalen e dytë.
Vitin e kaluar, në Kiev, ata konkurruan me këngëtaren Valentina Monetta, e cila tashmë mund të quhet një nga legjendat e festivalit Evropian të Këngës, pasi është e vetmja artiste që ka përfaqësuar të njëjtin vend në Eurovision, San Marinon, 4 herë, duke e nisur me herën e parë në vitin 2012, e më pas në vitin 2013, por pa arritur në finale.
Më në fund ajo arriti qëllimin e futjes në finale, me pjesmarrjen e saj në vitin 2014, por nuk i dha San Marinos ndonjë rezultat të veçantë duke u renditur e 24-ta. Pjesmarrja e saj e fundit, për San Marinon në Eurovision, ishte ajo e vitit të kaluar me këngëtarin amerikan Jimmie Wilson. Monetta & Wilson kënduan këngën "Spirit of the Night" (Shpirti i natës), por nuk arritën dot në natën finale.
Ndoshta ishin disfatat e shumta në Eurovision, arsyeja për të cilën, SMRTV i cili është Radio Televizioni Publik i San Marinos, vendosi që këtë vit të zgjidhte përfaqësimin në një mënyre të veçantë. SMRTV filloi përzgjedhjen për këtë vit, duke hapur një fushatë ndërkombëtare në internet për të gjetur artistin dhe këngën.
Kjo fushatë, bëri që shumë artistë diletantë dhe profesionistë nga bota, të dërgonin përfaqësimet e tyre në këtë Radio Televizion. Pas votimit të publikut në internet, për spektaklin real për përzgjedhje, u zgjodhën disa artistë dhe këngë. Këngët e përzgjedhura, u provuan të këndohen nga artistët e përzgjedhur, për të gjetur kombinimin artist / këngë. Në fund, kënga e më e votuar ishte ajo me titullin "Who we are" (Ata që jemi) e kompozuar nga Christof Straub, Zoe Straub, Mathias Strasser, Stefan Moessle dhe Jenifer Brening, ndërsa interpretimi më i mirë i kësaj kënge, u votua ai i duetit të këngëtareve Jessika Muscat dhe Jenifer Brening.
29 vjeçarja Jessika Muscat, është këngëtare malteze, e cila ka marrë pjesë në festivalin përzgjedhës për Maltën, 8 vjet pa ndërpreje, prej viti 2009 deri në vitin 2016. Por mesa duket, dëshira e saj për t'u ngjitur në skenën e Eurovisionit, u realizua nga publiku i San Marinos.
Këngëtarja tjetër, quhet Jenifer Brening dhe është 21 vjeç, nga Berlini. Jenifer nuk ka ndonjë eksperiencë të veçantë në muzikë, por për këtë këngë, ajo ka bashkpunuar me një nga ish-pjesmarrëset e suksesshme në Eurovision, me këngëtaren Zoë Straub, e cila përfaqësoi denjësisht Austrinë në vitin 2016 me këngën "Loin d'ici" (Larg nga këtu). Zoë Straub dhe babai i saj, Christof Straub ishin disa nga organizatorët e konkurrencës përzgjedhëse për përfaqësimin e San Marinos në Lisbonë, arsye e cila ka hedhur shumë dyshime në publik për një kompromentim të mënyrës së përzgjedhjes, pasi organizatorët ndryshuan disa herë rregulloren e konkurrencës.
San Marino konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 4. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00