Rusia është paraqitur 20 herë në Eurovision, duke arritur thuajse përherë pozicione të larta dhe duke e fituar çmimin e parë në vitin 2008 me këngëtarin Dima Bilan. Në konkurrencën e vitit 2016, Rusia iu afrua shumë afër fitores me këngën "You are the only one" të këngëtarit Sergey Lazarev, por ndonëse Radio Televizioni Publik Rus (Channel One) investoi një thes me para për promovim, skenografi dhe grafikën e kësaj performance, ata arritën vetëm vendin e tretë, pas Australisë që u renditën në vendin e dytë dhe Ukrainës në të parin.
Pas fitores së Ukrainës lindi menjëherë pyetja nëse Rusia do të merrte pjesë në Eurovisionin e organizuar në Ukrainë apo jo, për arsye të konfliktit për Krimenë.
Vitin e kaluar, ata vendosën, që në Kiev, të dërgojnë këngëtaren 28 vjeçare Julia Samoylova me këngën “Flame is burning” (Flaka po djeg), por asaj nuk iu lejua të merrte dot pjesë në Eurovision, pasi në vitin 2015, Julia kishte performuar në Krime, gjë që shkelte ligjet e Ukrainës. Autoritetet ukrainase i vunë bllokadë hyrjeje në Ukrainë, këngëtares për shkelje të ligjit. Pas këtij vendimi, organizatorët e Eurovisionit i sugjeruan rusëve disa alternativa të tjera, për pjesmarrjen e tyre në Kiev, por rusët i refuzuan të gjitha dhe u tërhoqën komplet nga pjesmarrja. Menjëherë pas tërheqjes, Radio Tevlevizioni publik Rus Channel 1, deklaroi se do të merrte pjesë në Lisbonë. Pas kësaj deklarate, shumë thashetheme thonin se në Lisbonë, do të dërgohej e njëjta artiste që ishte menduar për ta dërguar në Kiev. Në fundin e muajit Janar, kjo gjë u konfirmua zyrtarisht nga rusët, duke i dhënë biletën kësaj këngëtarjeje dhe këngës së saj "I won't break" (Nuk do thyem), një këngë e kompozuar nga Leonid Gutkin, Netta Nimrodi dhe Arie Burshtein.
Julia, e cila ka lindur në Ukhta, Rusi, u rrit dhe u zhvillua fizikisht e shëndetshëme, deri në momentin një vaksinimi jo të sukseshëm të poliomelitit , pas së cilës ajo filloi të humbte lëvizjen e këmbëve të saj.
Pas këtij diagnostikimi, mjekët i dhanë asaj vetëm tre vjet jetë. Ajo ishte vetëm 13 vjece kur u diagnostifikua me këtë sëmundje.
Prindërit e saj e dërguan në shumë shërues dhe “magjistare” por ata ishin thjesht sharlatanë.
Në vitin 2002, ajo arriti të fitojë festivalin e këngës në Inta me këngën “Silver Hoof” e më pas, në vitin 2003 ajo fitoi festivalin e Moskës me këngën “On the wings of a dream”.
Në 2008 ajo themeloi grupin e rrokut “TerraNova”,grup i cili u shpërbë në vitin 2010.
Pas ndarjes së grupit, Julia u shpërngul në Shën Peterburg, ku ajo u konkuroi për një bursë studimesh në Universitetin shtetëror të këtij qyteti, por pa ia dalë mbanë. Pas disa viteve larg nga publiku ajo vendosi të rikthehet në skenë në vitin 2013, nëpërmjet programit "Factor A" (versioni rus i formatit televiziv X-Factor) duke kënduar këngën “Molitva” (kënga fituese e Eurovisionit 2007).
Në "Factor A", Julia arriti të merrte çmimin dytë si edhe çmimin e nderit “The Golden Star of Alla” , i dhënë nga këngëtarja Alla Pugacheva, e cila ishte edhe mentorja e saj në këtë konkurrencë.
Julia ka kënduar edhe në vitin 2014, për hapjen e lojrave paraolimpike në Sochi.
Ndonëse me një vit vonesë, tashmë dëshira e këngëtares Julia Samoylova, për të marrë pjesë në Eurovision, do të plotësohet.
Rusia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 6. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00