• Roni Klein

Vendet e Ulëta (Holanda); Waylon - Outlaw in ‘Em


Në Shqipëri, Mbretëria e Vendeve të Ulëta, njihen rëndom me emrin Holandë. Ky vend ka fituar në Eurovision 4 herë, në vitet 1957, 1967, 1969 dhe së fundmi në 1975-ën ndaj këtë herë do të jetë përfaqësimi i 43-të që prej fitores së fundit. Pas disa vitesh me disfata dhe mos arritje në finale, në vitin 2013, ata arritën të futen në finale dhe të marrin një rezultat të mirë, me këngën “Birds” (Zogj) kënduar nga këngëtarja e mirënjohur Anouk. Edhe vitin e kaluar ata arritën njē rezultat të kënaqshëm, vendin e 11 në finale, me këngën "Light and shadows" (Dritë dhe hije) të kënduar nga grupi O'G3NE. Për përfaqësimin e tyre të 59. ky vend ka zgjedhur që përfaqësimin e tyre për në Lisbonë, t’a bëjnë me këngëtarin Willem Bijkerk, i cili njihet më mirë me emrin e tij të artit - Waylon. Edhe këtë vit, përzgjedhja u bë në mënyrë të brendshme nga Radiotelevizioni Publik i tyre AVROTROS. I lindur në Apeldoorn, një qytet i provincës së Gelderland, Waylon është 38 vjeç. Ai ka një karrierë të gjatë në muzikë, karrierë të cilën ai e ka nisur që në adoleshencë. Karriera e tij në muzikë, mori hov menjëherë pas pjesmarrjes dhe fitores së çmimit të dytë në sezonin e parë të spektaklit televiziv “Holland’s got talent” (Holanda ka talente) të vitit 2008. Pjesmarrja në Eurovision, nuk është diçka e re për këngëtarin Waylon. Në vitin 2014, ai, sëbashku me këngëtaren Ilse DeLange, me të cilën kishte formuar grupin The Common Linnets, përfaqësuan Vendet e Ulëta në Eurovision me këngën “Calm after the storm” (Qetësia pas stuhisë). Kjo këngë arriti vendin e dytë në Eurovision, pas asaj të kënduar nga Conchita Wurst, duke i dhënë një nga rezultatet më të mira vendit të tyre, në dy dhjetveçarët e fundit. Kënga holandeze për këtë vit, mban titullin, “Outlaw in ‘Em” (I jashtligjshëm në vetvete), dhe është një këngë e zhanrit country (zhanër amerikan muzike). Nuk është e çuditshme, që Waylon, të këndojë një këngë të këtij stili, pasi është zhanri i preferuar i artistit. Kënga është një kompozim i vetë këngëtarit, i cili ka një kontratë me shtëpinë muzikore Warner Music Benelux. Vendet e Ulta (Holanda) konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 8. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


#TheNetherlands #AllAboard #ESC2018 #Promo

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now