Modavia mori pjesë për herë të parë në vitin 2005 dhe në 13. pjesmarrjet e tyre, përfaqësimi i tyre i vitit të fundit, është edhe rezultati më i mirë që ata kanë arritur në konkurrencë. Grupi SunStroke Project me këngën "Hey, Mamma!" (Hej mama) arriti të renditej në vendin e tretë, në edicionin e Kievit. Në vitin mesin e vitit 2006, Moldavia lajmëroi shkëputjen nga konkurrenca, pasi Radio Televizioni Publik Moldav TRM deklaroi se nuk kishte buxhetuar për përfaqësimin e tyre në vitin 2007, por pas presionit të publikut vendas, ata u detyruan të dërgojnë këngëtaren Natalia Barbu me këngën "Fight" (Lufto) e cila vërtet luftoi, duke arritur vendin e 10 në finale. Rezultatet e Moldavisë kanë qenë pak a shumë të mira, në këto 13 konkurrime ato kanë qenë të pranishëm në finale 9 herë. Edhe këtë vit, kënga e tyre konkurruese u përzgjodh nga festivali "O melodie pentru Europa" (Një këngë për Europën) Në natën finale, të këtij festivali, moren pjesë 16 krijime nga ku vota publike dhe juria ishin dakord që çmimin e parë, t’ja jepnin grupit DoReDos dhe këngës së tyre “My lucky day” (Dita ime fatlume), kompozuar nga Philipp Kirkorov Dhe John Ballard. Grupi DoReDos përbëhet nga tre antarë, Marina Djundiet, Eugeniu Andrianov dhe Sergiu Mita. Ky grup ka provuar të konkurrojë në festivalin moldav, për të përfaqësuar vendin e tyre në Eurovision, edhe në vitet 2015 dhe 2016. Vitin e kaluar, ata fituan çmimin e parë, për Moldavinë, në konkursin ndërkombëtar të muzikës New Wave 2017. Moldavia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me numrin 7.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00