top of page
Writer's pictureRoni Klein

Irlanda; Ryan O'Shaughnessy - Together


Irlanda mban rekordin me të mirë në këtë konkurrencë të cilën e ka fituar jo më pak se 7 herë në 50 pjesmarrje. Irlanda filloi të marrë pjesë në vitin 1965 dhe fitoi 5 vjet pas kësaj pjesmarrje në vitin 1970, duke pasuar me fitoret në vitet 1980, 1987, 1992, 1993, 1994 dhe 1996. Një nga rekordet e arritura është edhe fitorja e njëpasnjëshme, sepse Irlanda fitoi Eurovizionin 3 herë rresht në 1992,1993 dhe 1994. Gjithashtu një rekord tjetër për Irlandën është se i vetmi artist mashkull që ka fituar Eurovisionin dy herë, është irlandezi Johnny Logan i vili fitoi si solist për Irlandën në vitin 1980 dhe 1987. Ai fitoi edhe në vitin 1992, por si kompozitor i përfaqësimit irlandez. Por pas viteve 2000 dhe me ardhjen e gjysëmfinaleve, Irlanda nuk ka arritur ndonjë rezultat aq të mirë. Edhe vitin e kaluar ata provuan shanset e ture, me këngëtarin Brendan Murray dhe këngën e tij “Dying to try”, këngë e cila ishte kompozuar nga një kompozitor me shumë nominime për çmimet Grammy në SH.B.A. Megjithatë, Iranda mbeti edhe një herë jashtë finales, e tashmë shkëlqimi i dikurshëm në Eurovision, duket shumë i largët. Edhe këtë vit, Radio Televizioni Publik Irlandez RTÉ vendosi që të përzgjedhë këngëtarin dhe këngën në mënyrë të brendshme. Në fund të janarit, RTÉ, publikoi lajmin se biletën për në Lisbonë do t’ja jepte këngëtarit Ryan O'Shaughnessy dhe këngës “Together” (Sëbashku), këngë e kompozuar nga vetë ai, sëbashku me Mark Caplice dhe Laura Elizabeth Hughes. Ndonëse emri i këngëtarit, u publikua në fund të janarit, për publikimin e këngës u desht të prisnim deri më datën 9 mars. Irlanda konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 18. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


7 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page