top of page
Writer's pictureRoni Klein

Greqia; Gianna Terzis - Oneiro mou


Greqia vjen në edicionin e 63. të Eurovisionit me një këngë të përzgjedhur në thuajse në mënyrë të brendshme nga Radio Televizioni Publik Grek (ERT). Kjo është pjesmarrja e 39. e Greqisë, që megjithëse ka dërguar në Eurovision emra të mëdhenj të muzikës greke, si grupi Antique, dhe këngëtarë si Anna Vissi, Sakis Rouvas & Giorgos Alkaios, ka arritur t'a fitojë çmimin e parë vetëm një herë, me këngëtaren Elena Paparizou në vitin 2005. Ndonëse Greqia ka fituar vetëm një herë dhe ishte një nga tre vendet që ka arritur të futet ose të jetë në finalen e Eurovisionit që nga fillimi i përdorjes së netëve gjysëmfinale, në vitin 2004. Themi ishte, sepse Grupi Argo e prishi këtë rekord e mirë me këngën ”Utopian Land”, duke u renditur në vendin e 16 në gjysëmfinale e vitit e 2016. Shqipëria i ka vlerësuar shumë herë përfaqësimet greke me pikë të larta, duke e renditur Shqipërinë si një nga pesë vendet kryesore nga ku përfaqësimet greke pëlqehen më së shumti. Këtë vit, Radio Televizioni Publik Grek (ERT) vendosi që të drejtën për përfaqësim t’ja japë këngëtares 37 vjeçare Gianna Terzi (Yianna Terzi). E lindur në Selanik, kjo këngëtare është bija e këngëtarit të njohur grek Paskalis Terzis. Gianna u zgjodh si një nga pesë artistët pjesmarrës në konkursin grek që do të zgjidhte përfaqësimin e tyre për në Lisbonë, por kjo konkurrencë u anullua nga ERT, pas skualifikimit të dy prej pjesmarrësve për arsyen se këngët e tyre nuk ishin me stil muzike greke, e më pas edhe dy të fundit u skualifikuan sepse refuzuan pagesën prej 20.000 Euro, që ERT i kërkonte pjesmarrësve në konkurrencë. Pra mund të themi se Gianna fitoi një konkurrencë vetëm sepse nuk u skualifikua si 4 pjesmarrësit e tjerë, duke shkaktuar një skandal të paprecedentë në mënyrat e përzgjedhjeve të përfaqësimeve në historinë e këtij vendi në Eurovision. Sivjet kënga e Greqisë mban titullin”Oneiro mou” (Ëndërra ime), është e kompozuar nga vetë Gianna sëbashku me Aris Kalimeris, Dimitris Stamatiou dhe Mihalis Papathanasiou, ndaj me të vërtetë që kjo këngë kuptohet që është greke nga vija melodike dhe gjuha. Greqia konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 14.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


20 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page