Pa marrë parasysh fitoren e vetme të Finlandës, në vitin 2006 me grupin Lordi, Finlanda nuk ka patur ndonjë sukses të vecantë në Eurovision. Vitin e kaluar, ata konkurruan me grupin Norma John dhe këngën “Blackbird” (Zogu i zi) , por pa arritur të kalojnë në finale, duke zënë vendin e 12 në gjysëmfinalen e parë me 92 pikë. Këtë vit, konkursi përzgjedhës I Finlandës “Uuden Musiikin Kilpailu 2018”, ia dha cmimin e parë këngës “Monsters” (Përbindësh), të kënduar nga këngëtarja Saara Alto. Kjo këngëtare, e kishte siguruar biletën për në Lisbonë, pas një vendimi të marrë nga ekspertët e muzikës në Radio televizionin publik finlandez YLE, ndaj konkurrenca e këtij viti u bë vetëm për të gjetur një këngë të përshtatshme për këngëtaren. Në konkurrencë ishin tre këngë, të treja të kënduara nga Saara Alto. Publiku dhe juria finlandeze, pëlqeu më shumë këngën “Monsters”, të shkruar nga vetë këngëtarja, sëbashku me Joy Deb, Linnea Deb dhe Ki Fitzgerald. Saara Alto, është 30 vjeçe dhe është e lindur në Oulunsalo të Finlandës. Kjo këngëtare ka konkurruar edhe në edicionin e 13. të konkursit britanik “X-Factor UK”, ku mori çmimin e dytë. Konkurrenca në “X-Factor UK” i dha një famë më të madhe këngëtares finlandeze, në arenën e muzikës ndërkombëtare. Finlanda konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 15.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00