top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Lisbonë; nis sot takimi i kryetarëve të delegacioneve


Kryetarët e delegacioneve të 43 vendeve pjesmarrëse në Eurovision, mblidhen sot në Lisbonë për një takim dy ditor, takim në të cilin, të gjitha këngët pjesmarrëse, do të dorëzohen zyrtarisht në EBU (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) si dhe te Radio tv organizues portugez, RTP.

Në këtë takim, kryetarët e delegacioneve, parashtrojnë edhe të gjitha kërkesat artistike, për prezantimin skenik të këngës.

Kryetari i delegacionit shqiptar, Z m. Kleart Duraj, do të dorëzojë versionin 3 minutësh të këngës “Mall”, këngë e cila do këndohet në shqip.

Gjithashtu, Z.Duraj do të flasë për kërkesat që delegacioni Shqiptar ka ndaj RTP, për kërkesat mbi paraqitjen skenike, etj.

Pas kësaj date, këngët, dhe cdo element i tyre, nuk mund të ndryshohen më.

Në këtë takim, kryetarët e delegacioneve, do të informohen edhe mbi ngjarjet dhe planet e RTP-së, për zhvillimin e festivalit të ardhshëm evropian.


Arkiv: Foto nga mbledhja e vitit 2014

41 views0 comments
bottom of page