top of page
Writer's pictureRoni Klein

Stokholm; drejtpërsëdrejti nata finale e "Melodifestivalen 2018"


Drejtpërsëdrejti nga Friends Arena e Stokholmit - ORA 20.00 - Nata finale e Melodifestivalen 2018


6 netë në 6 qytete të ndryshme, 28 këngë pjesmarrëse, sot në mbrëmje përfundon rrugtimi i festivalit sudez, me natën finale, nga e cila do të përzgjidhet përfaqësimi i Suedisë për në Lisbonë. Nata e gjashtë dhe e fundit për edicionin e 58-të të Melodifestivalen, do të zhvillohet në arenën Friends, të kryeqytetit Stokholm. E inaguruar në tetor të vitit 2012, kjo arenë është ka qenë shtëpia e natës finale të Melodifestivalen, që prej vitit 2013.

Këtë vit, drejtimi i të gjitha netëve të festivalit suedez, i është besuar moderatorit David Lindgren.

Ashtu si në vitet e kaluara, çmimi i parë do të vendoset nga vota e jurisë ndërkombëtare dhe votimi publik. Juria ndërkombëtare përbëhet nga antarë nga Shqipëria, Armenia, Australia, Qipro, Franca, Gjeorgjia, Islanda, Italia, Polonia, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo është hera e parë që do të votohet nga një antar jurie nga Shqipëria,në historinë e këtij festivali.

Ja edhe 12 këngët pjesmarrëse, sipas rradhës së paraqitjes:

  1. Méndez - "Everyday"

  2. Renaida - "All the Feels"

  3. Martin Almgren - "A Bitter Lullaby"

  4. John Lundvik - "My Turn"

  5. Jessica Andersson - "Party Voice"

  6. LIAMOO - "Last Breath"

  7. Samir & Viktor - "Shuffla"

  8. Mariette - "For You"

  9. Felix Sandman - "Every Single Day"

  10. Margaret - "In My Cabana"

  11. Benjamin Ingrosso - "Dance You Off"

  12. Rolandz - "Fuldans"

14 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page