top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Helsinki; drejtpërsëdrejti "UMK18 - Një këngë për Saara Alto"


Drejtpërsëdrejti nga Helsinki - ORA 18.00 - Përzgjedhja e këngës në UMK18 : Saara Aalto


Sonte në mbrëmje, ju mund të ndiqni "UMK18 - Një këngë për Saara Aalto" , i cili është edhe konkursi që do të zgjedhë përfaqësimin finlandez, për festivalin Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018. Për këtë konkurrencë, janë përzgjedhur 3 këngë të ndryshme, të cilat do të interpretohen live nga këngëtarja e cila do të përfaqësojë Finlandën në Lisbonë, Saara Alto. Publikut finlandez, i është dhënë mundësia për t'i dëgjuar dhe vlerësuar këto këngë gjatë ditëve të kaluara, kjo pasi këngët janë publikuar nga radio televizioni publik finlandez duke nisur me premierën e këngës së parë më datë 8 shkurt, e më pas duke vijuar edhe me premierën e këngës së dytë dhe të tretë, përkatësisht në datat 15 dhe 22 shkurt.

Kënga e parë mban titullin "Monsters" (Përbindësh)

Muzika & tekti: Saara Aalto, Joy Deb, Linnea Deb, Ki Fitzgerald


Kënga e dytë mban titullin "Domino" Muzika & tekti: Thomas G: son , Bobby Ljunggren , Johnny Sanchez ,Will Taylor, Saara Aalto


Kënga e tretë mban titullin "Queens" (Mbretëreshat) Muzika & tekti: Farley Arvidsson and Charlie Walshe, Tom Aspaul and Saara Aalto


5 views0 comments
bottom of page