Pas fundjavës së kaluar, e cila zbuloi këngët e Moldavisë, Hungarisë, Letonisë, Sllovenisë, Ukrainës, Armenisë & Rumanisë, po i afrohemi një tjetër susperfundjave të të "frytshme" ,kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e këngëve përfaqësuese të vendeve pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018.
Kjo fundjavë, merr zjarr me premierën e këngës dhe videoklipit të këngës "Fuego" kënduar nga Eleni Fouriera, e më pas edhe me premierën e këngës përfaqësuese të Vendeve të Ulëta, kënduar nga këngëtari Waylon.
Më pas,mbrëmja e ditës së shtunë, do të zbulojë edhe këngët përfaqësuese në 5 shtete, duke përfunduar të dielën me natën finale të festivalit portugez të këngës "Festival da Canção 2018".
Të premten:
19.00 Qipro - Premiera e këngës "Fuego"
19.00 Vendet e Ulëta - Premiera e këngës
Të shtunën:
18.00 Finlanda - Një këngë për "Saara Alto" përzgjedhja e këngës
18.30 Estonia - Nata finale e festivalit "Eesti laul 2018"
20.45 Islanda - Nata finale e festivalit "Söngvakeppnin 2018"
21.00 San Marino - Finalja e programit televiziv "1 In 360"
21.25 Polonia - Nata finale e festivalit "Krajowe eliminacje 2018"
Të dielën:
22.00 Portugalia - Nata finale e "Festival da Canção 2018"