Drejtpërsëdrejti nga Ljubljana - ORA 20.00 - EMA 2018 (Evrovizijska Melodija)
Sonte në mbrëmje, ju mund të ndiqni natën finale të festivalit slloven "EMA 2018"
Pas natës gjysëmfinale, mbajtur të shtunën e kaluar, Sllovenia ka zgjedhur të gjithë konkurrentët për finalen e madhe të festivalit të këngës "EMA 2018", festivali i cili përzgjedh përfaqësimin slloven për në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës 2018.
Në natën finale, të moderuar nga moderatorja televizive Gohar Gasparyan, do të konkurrojnë 8 pjesëmarrës, të cilët kanë mundësinë që të zgjedhin vetë gjuhën në të cilën do të interpretojnë këngën e tyre:
1.Lea Sirk - "Hvala, ne!"
2.Indigo - "Vesna"
3.Ina Shai - "Glow"
4.BQL - "Promise"
5.Marina Martensson - "Blizu"
6.Lara Kadis - "Zdaj sem tu"
7.Proper - "Ukraden cvet"
8.Nuška Drašček - "Ne zapusti me zdaj"