Drejtpërsëdrejti nga Kishinau - ORA 18.40 - O melodie pentru Europa 2018
Nëse keni probleme më livestream më poshtë, atëherë mund t’a ndiqni nëpërmjet lidhjes Facebook
Sonte në mbrëmje, ju mund të ndiqni natën finale të festivalit moldav "O melodie pentru Europa 2018"
Ky festival përzgjedh përfaqësimin moldav, për në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës 2018.
Një juri, e cila u drejtua nga këngëtarja Nelly Ciobanu, ish-përfaqësuese e Moldavisë në 2009, vlerësoi njëzet e shtatë artistë, të cilët aplikuan për të përfaqësuar Moldavinë në Lisbonë. Fillimisht, juria duhej të zgjedhte 16 këngë, të cilat që do të konkurronin në një mbrëmje gjysmëfinale të planifikuar për mbrëmjen e së enjtes. Por, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në audicione, u vendos që të gjitha 16 këngët, të shkojnë për konkurrim në natën finale.
Fituesi do të vendoset me 50% votës së jurisë dhe 50% të votimit publik.
Ja edhe të gjithë artistët konkurrues, sipas rradhës së prezantimit në skenë:
Tolik – Broken Glass
Lavina Rusu – Altundeva
Bella Luna – Moments
Anna Timofei – Endlessly
Ilia Soroceanu & Dasha DaGro – Minds & Veins
Che MD – Inima-n stângă
Cobîlean Constantin – Numai tu
DoReDos – My lucky day
SandyC & Aaron Sibley – Once upon a time
Anna Odobescu – Agnony
Nicoleta Sava – Esencia del Sur
Doinița Gherman – Dance in flames
Felicica Dunaf – Alien
Viorela – The gates of love
Vera Țurcanu – Black Heart
Ruslan Tsar – Come to life