Pas disa javësh, me shumë pak përfaqësime të zgjedhura, ka ardhur fundi javës më të "frytshme" kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e këngëve përfaqësuese të vendeve pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018. Java, e cila nisi të martën në mbrëmje me përzgjedhjen e përfaqësimit serb, e më pas edhe me mbrëmjen e djeshme ku u zgjodh përfaqësimi gjerman, do të përfundojë me këto netë finale në shtatë shtete të ndryshme:
Të shtunën:
18.40 Moldavia O melodie pentru Europa 2018
20.00 Hungaria A Dal 2018
20.20 Letonia Supernova 2018
21.00 Sllovenia Evrovizijska Melodija, EMA 2018
21.45 Ukraina Vidbir 2018
Të dielën:
18.40 Armenia Depi Evratesil 2018
20.00 Rumania Selecţia Naţională 2018