• Roni Klein

HRT publikon emrin e përfaqësueses dhe titullin e këngës kroate për në Lisbonë



Franka Batelić, do të përfaqësojë Kroacinë, në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës, me këngën “Crazy”, këngë e kompozuar nga Branimir Mihajlević.

Vitin e kaluar, disa nga mediat lokale kroate, deklaruan se këtë vit, radio televizioni publik kroat, HRT, do të risillte festivalin kombëtar kroat l, Dora, festival i cili ka përzgjedhur përfaqësimet kroate në Eurovizion prej vitit 1993 deri në vitin 2011. Megjithatë, për arsye financiare, HRT ka vendosur që këtë vit, përfaqësimin për në Lisbonë ta bëjnë me zgjedhje të vetë këtij televizioni.

Lajm, i cili vjen ekskluzivisht nga gazeta Jutarnji, tregon se këngëtarja Franka do të këndojë këngën e titulluar “Crazy” në Lisbonë. Më pas, lajmi është konfirmuar zyrtarisht edhe me një informacion për shtypin, lëshuar sot nga vetë HRT.  Këngëtarja, e cila do të përfaqësojë Kroacinë në Lisbonë,është 25 vjeç dhe është nga Rijeka. Franka u bë e njohur në Kroaci, pas fitores së saj në spektaklin kroat Showtime, në vitin 2007. Pjesmarrja e parë e Kroacisë në festivalin Evropian të këngës ishte ajo e vitit 1993, ndërsa rezultatet më të mira në konkurrencë, janë dy renditje në vendin e katërt, me me këngët “Sveta Ljubav” të vitit 1996 dhe “Marija Magdalena” të vitit 1999.

Për arsye financiare dhe rezultate të dobta, Kroacia ka patur dy shkrëputje nga konkurrenca, në vitet 2014 dhe 2015. Vitin e kaluar, Kroacia, u përfaqësua nga këngëtari Jacques Houdek me këngën “My Friend”. Kënga e tij, u rendit e 12-ta në finalen e Kievit, rezultat i cili është një nga më të mirët e tyre në vitet e fundit. 

#Croatia #AllAboard #ESC2018

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now