top of page
Writer's pictureRoni Klein

Fqinji ynë lindor publikon titullin e këngës përfaqësuese dhe emrat  e artistëve.


Radiotelevizioni i Maqedonisë (MRT) ka njoftuar se dyshja Eye Cue, do të përfaqësojë vendin në festivalin Evropian të këngës, Eurovision 2018, me këngën 'Lost and Found'.


Në fillim të vitit, MRT nisën një fushatë për të gjetur përfaqësuesit dhe këngën e tyre për në Lisbonë. global për hyrjen e Eurovizion 2018. Një juri e veçantë, e këtij televizioni, zgjodhi që biletën për në Lisbonë, t’ja dhurojë këngës “Lost and Found”, këngë e cila është përzgjedhur në mes të 382 këngëve të dërgyara.

Dyshja Eye Cue, e cila përbëhet nga këngëtarët Marija Ivanovska dhe Bojan Trajkovski, është një nga grupet më të njohura në skenën muzikore maqedonase, që prej fillimit të vitit 2008.

Ata, i janë bashkuar producentit muzikor Darko Dimitrov, për të realizuar këngën e tyre për në Eurovizion. Grupi ka një përvojë të gjatë në muzikë dhe ka marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare.

24 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page