• Roni Klein

Vikingu Rasmussen rrëmben biletën daneze për në Lisbonë


Jonas Flodager Rasmussen, do të përfaqësojë Danimarkën në Festivalin Evropian të Këngës, Eurovision Song Contest 2018, me këngën  'Higher Ground'


Me flokët e tij të gjatë, borë mbi mjekrën kuqalashe dhe me shumë tym në skenë gjatë performancës, 32-vjeçari Jonas River Ager Rasmussen, arriti të fitojë zemrat  e teleshikuesve  danezë, duke arritur  edhe fitoren e festivalit danez të këngës Melodi Grand Prix 2018.

Ai mundi të arrijë fitoren me këngën "Higher ground", me një tekst të  frymëzuar nga legjenda mbi vikingun Magnus Erlendsson, e tashmë ai do të përfaqësojë Danimarkën nëLisbonë, në maj.

"Unë do të jap maksimumin  tim dhe besoj se do t'a arrij qëllimit"  premtoi fituesi nga skena e festivalit.

Rasmussen, i cili ishte edhe favoriti në faqet e basteve, fitoi me 50 përqind të votave në finale, duke lënë pas  17-vjeçaren Anna Ritsmar, e cila fitoi cmimin e dytë me 31 përqind të votave.

Këngëtari Albin Fredy, arriti  të renditej i treti, me 19 përqind të votave.

I lindur dhe rritur në qytetin danez  Viborg, ai tashmë jeton në qytetin Langå, sëbashku me bashkshorten dhe  dy fëmijët e tyre.

River Ager Rasmusse është i diplomuar nga Universiteti i Aarhusit në degën e dramaturgjisë dhe muzikës. Ai jep mësim në shkollën e teatrit në Arhus.

Danimarka do të konkurrojë në gjysmëfinale të dytë,  të enjten, më 10 maj. 


#Denmark #AllAboard #ESC2018

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now