top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Brighton,Angli: drejtpërsëdrejti nata finale për zgjedhjen e përfaqësimit për Mbretërinë e Bashkuar


Drejtpërsëdrejti nga Brighton Dome - Sot ORA 20.30


Spektakli zhvillohet në të famshmen Brighton Dome, atje ku grupi suedez ABBA, arriti edhe fitoren në festivalin Evropian të Këngës, Eurovision Song Contest 1974, me këngën Waterloo.

Kënga fituese do të përcaktohet përmes votimit të kombinuar, atë të publikut dhe të jurisë.

•Shfaqja drejtohet nga moderatorja e njohur britanike Mel Giedroyc, sëbashku me këngëtarin suedez Måns Zelmerlöw.

Ja edhe 6 finalistët:

Storm (Furtunë) kënduar nga SuRie, këngëtare e diplomuar në Akademinë Mbretërore të Muzikës, si dhe dy herë këngëtare backing vocal në dy edicione të mëparshme të Eurovizionit.

You (Ti) kënduar nga Jaz Ellington - një këngëtar, ish pjesmarrës në "The Voice - UK" të vitit 2012

Astronaut - kënduar nga Liam Tamne, i cili ka një të shkuar si aktor i teatri muzikor, duke u shfaqur në opereta të njohura si Hairspray, Wicked, The Phantom of the Opera.

Crazy (E çmendur) - kënduar nga RAYA një këngëtare, balerinë dhe DJ që ka kërcyer për Little Mix

I feel the love (Unë e ndjej dashurinë) - kënduar nga Goldstone - një grup vajzash (përbërë nga Aimie Atkinson, Helen Wint & Rhiannon Porter)

Legends (Legjenda) - kënduar nga Asanda Jezile - 16-vjeçarja që arriti në finalen e "UK - Got Talent" , në vitin 2013

Shikoni videot prezantuese të këngëve në këtë listë në YouTube

15 views0 comments
bottom of page