Vota e publikut dhe një panel ekspertësh kanë vendosur: Zibbz do të përfaqësojnë Zvicrën në "Eurovision Song Contest" 2018 në Lisbonë. Zibbz kanë fituar betejën kundër pesë konkurrentëve të tjerë me këngën "Stones" në "Eurovision Song Contest 2018 - Entscheidungsshow" të dielën e 4 shkurtit 2018.
Ishte 50 % të votimit publik dhe 50 % nga juri ekspertësh ndërkombëtarë nga shtatë vende, midis tyre edhe nga Shqipëria, të cilët vendosën që Zibbz, të përfaqësojë Zvicrën në Portugali.
Votimi i jurisë nga Shqipëria ishte thuajse i njëjtë me atë të votës publike zvicerane. Shqipëria i dha 12 pikët për këngën "Stone" kënduar nga Zibbz, e cila në fund mblodhi gjithsej 153 pikë, pra 33 pikë më tepër se vendi i dytë
Ja edhe rezultati përfundimtar:
153 pikë - Zibbz, “Stones“
120 pikë - Alejandro Reyes, “Compass“
67 pikë - Vanessa Iraci, “Redlights“
66 pikë - Chiara Dubey, “Secrets and Lies“
65 pikë - Angie Ott, “A Thousand Times“
33 pikë - Naeman, “Kiss Me“