top of page
Writer's pictureRoni Klein

Christabelle fiton në Maltë me këngën "Taboo"


Konkursi për përzgjedhjen e përfaqësimit maltez në Eurovizion (MESC) u kthye në mbrëmjen e së shtunës së 3 shkurtit, për edicionin tij të vitit 2018, në kërkim të përfaqësuesit të tyre për në Lisbonë.

Ishin gjithsej 16 artistë, të cilët u përzgjodhën nga transmetuesi kombëtar maltez, PBS, për të konkurruar në finalen kombëtare të Maltës, me shpresën për të fituar trofeun e madh të MESC.

Votat u shpallën në fund të shfaqjes, duke zbuluar se kënga "Taboo" kënduar nga këngëtarja Christabelle Borg, kishte marrë përqindjen më të lartë të votave të mbrëmjes, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Maltën në Festivalin e ardhshëm Evropian të Këngës, Eurovision Song Contest 2018.

Kënga e saj synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sëmundjet mendore. Kënga është shkruar nga Johnny Sanchez, Thomas G: Son Muxu dhe nga vetë Christabelle.


Votimi i publikut ishte komplet i dakordësuar me atë të 5 votuesve ndërkombëtarë, për t'ia dhënë çmimin e parë si edhe biletën malteze për në Lisbonë, këngëtares Christabelle dhe këngës së saj Taboo.

Rezultati i përfundimtar i votimit në Maltë:

133 pikë - Christabelle — “Taboo”

98 pikë - Richard & Joe Micallef — "Song For Dad"

84 pikë - Brooke — "Heart Of Gold"

42 pikë - Aidan — “Dai Laga”

36 pikë - Eleanor Cassar — “Back to Life”

33 pikë - Petra — “Evolution”

32 pikë - Matthew Anthony — “Call 2morrow"

31 pikë - Jasmine Abela — “Supernovas"

16 pikë - Avenue Sky — “We Can Run”

15 pikë - Dwett — “Breaking Point”

14 pikë - Rhiannon — “Beyond Blue Horizons”

14 pikë - Miriana Conte — “Rocket”

13 pikë - Deborah C — “Turn It Up”

12 pikë - Tiziana — “First Time”

7 pikë - Lawrence Gray — “Love Renegade”

3 pikë - Danica Muscat — “One Step at a Time”


9 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page