top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

16 artistë në konkurrencë për festivalin slloven EMA 2018


EMA 2018, festivali për përzgjedhjen e përfaqsimit në festivalin Evropian të Këngës 2018, do të moderohet nga Vid Valiç

Vid Valič do të prezantojë EMA 2018, përzgjedhjen kombëtare të Eurovizionit të RTV publik Slloven. Gjysmëfinalja do të zhvillohet të shtunën, 17 shkurt dhe finalja të shtunën, më 24 shkurt 2018.

16 artistë do të dalin në skenë të shtunën e 17 shkurtit, për të konkurruar për natën finalen. Vetëm 8 këngë - 4 të zgjedhur nga juria dhe 4 me votim publik - do të kualifikohen për finalen e 24 shkurtit.


Rradha e prezantimit të këngëve, do të publikohet pak para mbrëmjes së gjysmëfinales. Të gjitha këngët e gjysmëfinales do të këndohen në sllovenisht, ndërsa në finale, interpretuesit do të këndojnë në gjuhën që ata kanë zgjedhur për paraqitjen e tyre në Eurovizion.

Ja edhe lista e plotë e pjesmarrësve në EMA 2018:

  • Anabel – Pozitiva

  • BQL – Ptica

  • Gregor Ravnik – Zdaj je čas

  • Ina Shai – V nebo

  • Indigo – Vesna

  • KiNG FOO – Žive sanje

  • Lara Kadis – Zdaj sem tu

  • Lea Sirk – Ne, hvala!

  • ManuElla – Glas

  • Marina Martensson – Blizu

  • MILA – Svoboda

  • Nika Zorjan – Uspavanka – Lullaby

  • Nuška Drašček – Ne zapusti me zdaj

  • Orter – Kraljica

  • Proper – Ukraden cvet

  • Tanja Ribič – Ljudje

Të gjitha këngët konkurruese mund të dëgjohet për herë të parë në radio Val 202 ndërmjet 5 dhe 8 shkurt në orën 14.40, katër në ditë. Në intervista të shkurtra, interpretuesit do të flasin për këngët e tyre, ekipet e tyre dhe pritshmëritë e tyre në EMA 2018.

Këtë edicion të Eurovision Song Contest 2018, Sllovenia do të marrë pjesë në gjysmën e dytë të gjysmëfinales së dytë.

2 views0 comments
bottom of page