top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Zyrtarisht tre shqiptarë në Lisbonë



Risi: Pas shpalljes së fitores së këngëtarit Ermal Meta në Sanremo, në Lisbonë do jenë tre këngëtarë shqiptarë për tre shtete të ndryshme; (Shqipëria) Eugent Bushpepa , (Qipro) Eleni Foureira, (Italia) Ermal Meta.


Lajmi se këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira, do të përfaqësojë Qipron në Lisbonë, sapo është zyrtarizuar nga RTV publik qipriot Cybc. Tashmë në Lisbonë do të konkurrojnë tre shqiptarë, Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira. Shqipëria dhe Qipro konkurrojnë në natën e parë gjysëmfinale, atë të 8 Majit, ndërsa Italia në natën finale për shkas se është një nga vendet e ashtëquajtura Big 5.  

Kënga e Foureiras mban titullin “Fuego” (Zjarr), një kompozim i greko-suedezit Alex P. Kënga nuk është publikuar ende, por pritet që të bëhet publike në javët e ardhshme.

30 vjeçarja, me origjinë nga Fieri, ka marrë pjesë në finalen e përzgjedhjes së kënges greke për në Eurovision Song Contest 2010, bashkë me Manos Pyrovolakis, me këngën "Κιβωτός του Νώε" (Arka e Noes). Ajo u rendit e dyta, pas këngës “OPA!” të Giorgos Alkaios & Friends. Fouriera ka vendosur, që të përfaqësojë Qipron në festivalin Evropian të Këngës, tashmë duke realizuar një nga ëndërrat e këngëtares bukuroshe. Fansat e saj në Greqi, kanë kërkuar RTV publik Grek ERT, që Fouriera të jetë përfaqësuesja e Greqisë në vitet e kaluar, kjo pasi këngëtarja tashmë është një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës greke. 

54 views0 comments
bottom of page