top of page
Writer's pictureRoni Klein

Konkurrenca në Zvicër, votim edhe nga një juri nga Shqipëria



RTV publik zviceran, SRF, sapo ka informuar se do të kenë gjithsej shtatë juri ndërkombëtare, të cilat do të kenë 50% të votës mbi përzgjedhjen e këngës zvicerane për edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018! Siç dihet tashmë, do të jenë një total gjashtë këngë, të cilat do të garojnë këtë të dielë në festivalin zviceran Entscheidungsshow 2018 (Alejandro Reyes, Angie Ott, Chiara Dubey, Naeman, Vanessa Iraci dhe Zibbz) me qëllimin, që të përfaqësojnë Zvicrën në konkursin e Eurovizionit 2018.

Fituesi do të zgjidhet nga 50% e televotimit dhe 50% e votave të jurisë ndërkombëtare. Juritë ndërkombëtare do të vijë nga këto shtatë vende:

Shqipëria Armenia Gjermania Franca Islanda Izraeli Italia

Entscheidungsshow 2018, do të drejtohet edhe një herë nga moderatori Sven Epiney.

24 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page