• Roni Klein

Realizohet ëndrra e këngëtares ruse, Yulia Samoylova do të përfaqësojë Rusinë në Lisbonë


Vitin e kaluar, emri i këngëtares Yulia Samoylova, u lakua jashtëmase në mediat që merren me zhvillimet e festivalit Evropian të Këngës, për kontroversin e ngjarjeve që shkaktoi publikimi i lajmit se kjo këngëtare do të ishte përfaqësuesja e Rusisë në edicionin e vitit të kaluar në që u zhvillua në Kiev.

Menjëherë pas njoftimit të pjesëmarrjes së saj në edicionin e Kievit, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës i refuzoi asaj hyrjen në Ukrainë, me një afat tre vjeçar, ndaj për këtë arsye ajo nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Kiev. Dy javë më vonë, Rusia u tërhoq nga Eurovision Song Contest 2017.

Por tashmë Yulia është kthyer! Radio TV publik rus, Channel One, konfirmoi dje se Yulia Samoylova do të përfaqësojë Rusinë në Eurovizionin e Këngës 2018 në Lisbonë.

Javët e mëparshme ka pasur disa thashetheme për kthimin e Yulias, dhe se ajo po punon për këngë të reja për Eurovizionin e këtij viti: Një këngë me temë përrallore, një tjetër për të qenë jashtë në hapësirë. Yulia e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Lisbonë, në profilin e saj në Twitter disa ditë më parë.


Yulia Samoylova është e lindur në qytetin Ukhta të republikës Komi, pjesë e federatës së Rusisë.Ajo është 29 vjeç dhe ka fituar disa konkurse muzikore në Rusi dhe jashtë saj. Në vitin 2013 ajo ajo mori famë pas konkurrimit në shfaqjen televizive "Faktori Ain" (X Factor), ku ajo arriti vendin e dytë.

Në vitin 2014 ajo këndoi këngën " Together" (Sëbashku) në ceremoninë e hapjes së Lojrave Paralimpike të Dimrit në Soçi

#Russia #ESC2017 #ESC2018 #Kiev #Lisbon #AllAboard

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now