Sapo ndoqëm, drejtpërsëdrejti nga Lisbona ceremoninë e dorzimit të caktimit të Lisbonës si qytet mikpritës për festivalin Evropian të këngës 2018, si edhe shorteun e pjesmarrjeve në dy gjysëmfinalet e ardhshme të tij. Në fillimine ceremonisë, kryetari i bashkisë së Lisbonës prezantoi qytetin mikpritës dhe uroi mirëseardhjen e kësaj konkurrence në Lisbonë. Më pas, kryetari i bashkisë së Kievit, i dorëzoi Lisbonës shenjën e mikpritjes, duke e bërë Lisbonën zyrtarisht qytetin mikpritës së edicionit të këtij viti.
Pas ceremonisë, u zhvillua edhe shorteu për të përcaktuar pjesmarrjet në dy gjysëmfinalet. Shqipëria do të marrë pjesë në gjysëmfinalen e parë në bllokun e parë të këngëve.
Ja edhe 19 vendet pjesmarrëse në gjysëmfinalen e parë 8 Maj 2018
Blloku i parë: Bjellorusia, Bullgaria, Lituania, Shqipëria, Cekia, Belgjika, Islanda, Azerbajxhani, Izraeli, Estonia
Blloku i dytë: Zvicra, Finlanda, Austria, Irlanda, Armenia, Qipro, Kroacia, Greqia, Maqedonia
Votojnë gjithashtu në gjysëmfinalen e parë: Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Portugalia
Ja edhe 18 vendet pjesmarrëse në gjysëmfinalen e dytë 10 Maj 2018
Blloku i parë: Rusia, Serbia, Danimarka, Rumania, Australia, Polonia, Norvegjia, Moldavia, San Marino, Vendet e Ulëta (Holanda).
Blloku i dytë: Mali i Zi, Suedia, Hungaria, Malta, Letonia, Gjeorgjia, Sllovenia, Ukraina,
Votojnë gjithashtu në gjysëmfinalen e dytë: Italia, Franca, Gjermania