• Roni Klein

Drejtpërsëdrejti nga Lisbona: Shorteu i përcaktimit të pjesmarrjes në dy gjysëmfinalet.


Edhe më 99 ditë na ndajnë nga fillimi i festivalit Evropian të Këngës 2018, i cili këtë vit do të zhvillohet në datat 8,10 dhe 12 Maj, në Lisbonë, Portugali, pas fitores me këngën "Amar pelos dios" kënduar nga Salvador Sobral në edicionin e fundit të tij, atë të mbajtur në Kiev, Ukrainë, në Maj të vitit të kaluar.

Sot, do të vendoset se në cilën gjysëmfinale do të këndojnë vendet pjesmarrëse në edicionin e ardhshëm, duke përcaktuar edhe se në cilën bllok këngësh të sejcilës gjysëmfinale do të këndojnë artistët pjesmarrës.

Në edicionin e ardhshëm, do të marrin pjesë 43 shtete,ndërsa 6 prej tyre janë shtete që marrin pjesë direkt në natën finale, ato janë: Grupi i shteteve Big 5 Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Gjermania dhe Franca. Portugalia merr pjesë direkt në finale, sepse është edhe shteti mikpritës i edicionit të ardhshëm.

Nëpërmjet dy gjysëmfinaleve, të cilat janë më 8 dhe 10 Maj, 37 shtete e mbetura, do të konkurrojnë për 20 vendet e mbetura në natën finale, atë të datës 12 Maj. Pas shorteut të ditës së sotme, do të mësojmë se në cilën gjysëmfinale do të konkurrojë Shqipëria, e cila, këtë herë, do të përfaqësohet me këngën "Mall" të Eugent Bushpepës.

Shorteun dhe ceremoninë e ditës së sotme, ju mund t'a ndiqni drejtëpërsëdrejti në valet e RTV publik portugez, RTP 1, nëpërmjet livestream këtu mëposhtë, si edhe në kanalin YouTube pak mëposhtë në artikull. Ceremonia fillon në orën 13.00.


RTP 1 Play livestream

YouTube livestream


#ESC2018 #EugentBushpepa #Albania #Lisbon #AllAboard

21 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now