top of page
Writer's pictureRoni Klein

Këngëtarja me origjinë nga Fieri përgatitet për të përfaqësuar Qipron


Nuk është më sekret që, këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira (e lindur Entela Fureraj) dhe kompozitori Alex Papaconstantinou janë duke regjistruar këngën përfaqësuese të Qipros, për në Eurovision Song Contest 2018. Shtëpia diskografike e këngëtares Eleni Foureira, konfirmon se CyBC (RTV publik Qipriot) i ka propozuar zyrtarisht këngëtares për t'a përfaqësuar shtetin ishullor, në Lisbonë, edhe pse nga vetë këngëtarja, nuk ka ende një përgjigje përfundimtare.

30 vjeçarja, me origjinë nga Fieri, ka marrë pjesë në finalen e përzgjedhjes së kënges greke për në Eurovision Song Contest 2010, bashkë me Manos Pyrovolakis, me këngën "Κιβωτός του Νώε" (Arka e Noes). Ajo u rendit e dyta, pas këngës “OPA!” të Giorgos Alkaios & Friends.

Nëse Fouriera vendos që të përfaqësojë Qipron në festivalin Evropian të Këngës, do të jetë edhe një nga ëndërrat e këngëtares bukuroshe, që tashmë mund të bëhet një realitet. Fansat e saj në Greqi, kanë kërkuar RTV publik Grek ERT, që Fouriera të jetë përfaqësuesja e Greqisë në vitet e kaluar, kjo pasi këngëtarja tashmë është një nga këngëtaret më të preferuara të muzikës greke.


21 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page