Sapo ka përfunduar nata finale e konkursi francez "Destination Eurovision 2018" i cili përzgjodhi edhe përfaqsimin e tyre për festivalin Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018. Zhvilluar në mbjentet e studios televizive të kanalit France 2, ky spektakël u prezantua nga moderatori Pierre Garand. Ishin gjithsej 8 artistë, të cilët kënduan live para publikut, në perpjekje për të përfaqësuar vendin e tyre, në Lisbonë, në muajin maj. Fituesi u shpall 50% përmes televotimit të publikut dhe 50% përmes jurisë ndërkombetare;
* Armenia: Iveta Mukuchyan (Ish përfaqësuese e Armenisë në ESC 2016) * Bjellorusia: Olga Salamakha (Kryetar Delegacioni) * Bullgaria: Ivan Katsarev * Finlanda: Terhi Norvasto * Islanda: Felix Bergsson (Kryetar Delegacioni) * Izraeli:Tali Eshkoli (Kryetare Delegacioni) * Italia: Nicola Caligiore (Kryetar Delegacioni) * Rusia: Sergueï Pavlov * Suedia: Christer Björkman (Kryetar Delegacioni) * Zvicra: Reto Peritz (Kryetar Delegacioni) Kënga që u kurorëzua me përqindjen më të lartë të votave, ishte ajo e grupit Madame Monsieur.
Rezultati përfundimtar në Francë: 182 pikë - Madame Monsieur – Mercy
162 pikë - Lisandro Cuxi – Eva
117 pikë - Malo – Ciao
112 pikë - Emmy Liyana – OK ou KO
110 pikë - Igit – Lisboa Jerusalem
90 pikë - Max Cinnamon – Ailleurs
48 pikë - Nassi – Rêves de gamin
15 pikë - Louka – Mamma mia 15 points